SHKRIM MOTIVUES

Kurrë mos hiq dorë nga ëndrrat e tua!

Ëndrrat janë shumë të rëndësishme. Përpiquni të ecni me vendosmëri në rrugën e realizimit të ëndrrave. Qëndroni të fortë dhe tregojini botës se asnjë nuk mund të të mundë dot.

Një ndër gjërat që më pëlqen shumë të bëj është të flas rreth ëndrrave, pasi unë kam një ëndërr, po kam një ëndërr...

 

ËNDRRAT janë shumë të rëndësishme. Përpiquni të ecni me vendosmëri në rrugën e realizimit të ëndrrave të tua. Qëndroni të fortë dhe tregojini botës se asnjë dhe askund nuk mund të të mundë dot. Ndoshta mund të të rrëzojnë përkohësisht, por ansjëherë të të mundim. Ti ke gjithë potencialin e duhur për të ecur përpara me siguri dhe për t’i realizuar gjithë ëndrrat e tua..


Kur bota të të rrëzojë, gjej një arsye për t’u ringritur. Mos u justifiko se nuk ke arsye. Kurrë mos u dorëzo drejt rrugës së suksesit! Përpiqu, përpiqu dhe vetëm përpiqu. Mënyra e vetme e dështimit total, është vetëm  nëse hiqni dorë. Sa herë që rrëzoheni, ju arrini një hap më afër suksesit, sepse dëshira për ta arritur, kur i jeni afruar, është shumë e madhe. Kur të shohësh pas në jetën tënde, mos ki pendesa. Beso tek vetja, beso tek e ardhmja jote. Ti ke përbrenda një zjarr të madh që pret të shpërthejë për të bërë gjëra të medha. Të ndjekësh ëndrrat mund të jetë e mundimshme, por edhe emocionuese. Ndaj përpiqu dhe dilja mbanë. Ndoshta të tjerët mund të habiten, apo të të mbajnë në gojë, sepse ti je duke bërë diçka të re që ata nuk e mendonin, por mos e mundo veten duke menduar për ta. Ti po bën atë që dëshiron dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. . 


Ju është dhënë kjo jetë, sepse jeni mjaftueshëm të fortë për ta jetuar, sepse jeni mjaftueshëm të fortë për të udhëtur përmes saj dhe për të frymëzuar të tjerët.” Ai ia doli. Ajo ia doli. Edhe unë e kam fuqinë t’ia dal mbanë”. Jep maksimumin tënd dhe ke për t’i bërë realitet ëndrrat e tua. 


Suksesi të takon ty, vetëm nëse përpiqesh.

Shko drejt ëndrrave të tua.. 





Përgatiti për publikim P.Shtini

Shkroi Manjola Marku, studente e vitit të parë në Universitetin "Aleksandër Moisiu", Durrës


©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.



262 Lexime
2 muaj më parë