MARIE TUCI

Kush është mësuesja që u torturua nga diktatura?

Nuk janë të paktë ato shqiptarë që guxuan dhe ngritën kokë kundër diktaturës dhe komunizmit në Shqipëri. Shumë intelektualë dhe fetarë dolën kundër sistemit të egër, por fati i tyre dihej.

Nuk janë të paktë ato shqiptarë që guxuan dhe ngritën kokë kundër diktaturës dhe komunizmit në Shqipëri. Shumë intelektualë dhe fetarë dolën kundër sistemit të egër, por fati i tyre dihej.

Marija ishte vajza e re nga Mirdita që sfidoi xhelatët e diktaturës komuniste, në emër të Zotit, përmes besimit katolik. Pas përmbysjes së komunizmit, hitoria e saj e trishtë u njoh në të gjithë vendin dhe më gjërë.


Marie Tuci lindi më 12 mars 1928, në fshatin Ndërfushaz Mirditë, si e bija e Nikollë Mark Tuçit dhe e Dilë Fushës. Ajo ishte nxënëse e shkollës së mesme të motrave Stigmatine në Shkodër. Më pas ajo zgjodhi rrugën fetare. Në vitin 1946, abati Frano Gjini e dërgoi mësuese në shkollën e Mirditës. 


Një dëshmi nga një bashkëvuajtëse e burgut, Olimbi Baruti, na tregon Marie Tucin: “Maria ishte inteligjente, guximtare, me besim e fe, lutej vazhdimisht edhe në burg, ishte antikomuniste e vendosur. Një herë në muaj merrte ndërresat që ia dërgonte e ëma përmes një mikut të vet e ato, Maria i ndante me shoqet e veta, sidomos myslimane.”


Ata që e njihnin e mbanin mend të bukur, ndërsa atje, në spital, ndërsa vuante pasojat e kundërshtimit me forcë të komunizmit, pamja e saj ishte tjetërsuar. Thonë që ishte torturuar në mënyrë çnjerëzore.

Ajo është e vetmja grua që renditet mes 40 martirëve të parë të kishës katolike shqiptare, përkrah emrave të tjerë të shquar. Sakrifica e saj u vlerësua edhe nga Papa dhe nga Vatikani. 


(Portali Shkollor)

3,583 Lexime
4 vjet më parë