Akademia e Stokholmit

Kush u shpall fitues i çmimit “Nobel” në letërsi?

Romancieri britanik, Kazuo Ishiguro është fituesi i çmimit Nobel në letërsi. Ky ishte vendimi i Akademisë së Stokholmit për këtë vit. Më herët në media u përmend si fitues potencial shkrimtari Ismail Kadare por edhe këtë vit Kadare nuk rezultoi fitues.

Më herët, mediat kishin dalë me disa emra pretendentë kryesorë, si: Don DeLillo i Amerikës, Margaret Atwood e Kanadasë, poeti i lindur në Siri, Adonis, romancieri japonez Haruki Murakami, shkrimtari nga Kenya, Ngugi Wa Thiong’o, Amos Oz dhe David Grossman të Izraelit, Claudio Magris i Italisë, Ismail Kadare i Shqipërisë dhe Michel Houellebecq i Francës.

Çmimi Nobel për Letërsi është çmimi më i lartë për arritjet më të mëdha letrare nga një (ose disa) autorë brenda një viti.

Për herë të parë me këtë çmim u laureua shkrimtari francez Sully Prudhomme në vitin 1901, ndërsa i fundit në vitin 2016 Çmimin Nobel për Letërsi e fitoi shkrimtari amerikan Bob Dylan. 

(Portali Shkollor)

988 Lexime
4 vjet më parë