QËNDRIMI NË SHTËPI

Letra e vogëlushit nga Kosova: “…mësuese më mungon shumë, edhe shoqet e shokët e klasës”

Është sa mallëngjyese aq edhe e vërtetë letra që i ka dërguar vogëlushi nga Kosova, Atis Zhdrella, mësueses së tij, teksa i shpreh mungesën që ndjen për të e për shoqet e shokët e shkollës. Ai është vetëm në klasën e parë!

Mësuese e dashur, 

po të ishim në shkollë sot, do të na thoje t'i shkruanim disa rreshta për stinën e pranverës. Por, ja që nuk jemi dhe më mungon shumë.


Unë sot nuk do të shkruaj për pranverën, por për ty, shokët dhe shoqet e mia që më mungojnë shumë.


Mësuese edhe pse e pyes vazhdimisht mamin se kur do të shkojmë në shkollë, ajo me lot në sy më thotë që pasi të kalojmë pak kohë me gjyshin dhe gjyshen. Unë i dua shumë gjyshërit, por tani më shumë jam merzitë për ju dhe shokun tim, Lirin.


Unë nuk i kuptoj detyrat ashtu si me ty mësuse. Vazhdimisht i them gjyshes telefonoje mësuesen sepse ajo din më mirë. Kur unë them këto fjalë, ajo qesh me mua dhe m’i përkëdhelë flokët, duke më thënë se "eee prandaj je me i shkathët se unë".


Mësuese, kur të hapet shkolla do të perqafoj shumë ty dhe shoqet e shokët e mi.


Me dashuri, Atis Zhdrella.

Për mësuesen Arbnesha Polloshka Shehu



(Portali Shkollor) 

3,234 Lexime
4 vjet më parë