Loja që mund të bëni çdo fillim dite, në mënyrë që të gjallëroni nxënësit tuaj.
Kjo është një lojë shumë e thjeshtë, por shumë e dobishme, sepse gjallëron nxënësit tuaj. Koha që do shfrytëzoni është tejet e shkurtër, ndaj mos hezitoni të bëni mëngjeset e nxënësve tuaj më interesante.
Kjo është një lojë shumë e thjeshtë, por shumë e dobishme, sepse gjallëron nxënësit tuaj. Koha që do shfrytëzoni është tejet e shkurtër, ndaj mos hezitoni të bëni mëngjeset e nxënësve tuaj më interesante.
Qëllimi i lojës:
- Të gjallërohen nxënësit.
- Të nxisë përqendrimin dhe imagjinatën.
- Të nxisë nxënësit që të marrin përgjegjësi gjatë orëve mësimore.
Mjete: Nuk nevojiten.
Kohëzgjatja e lojës: 1 - 5 minuta (një kohë relativisht e shkurtër, për të organizuar diçka që të "zgjojë" dhe të "vihen në punë" nxënësit tuaj)
- Liro qendrën e sallës klasës;
- Secili nxnës udhëzohet që të zgjedhë dhe të rrijë në një vend të caktuar;
- Udhëzoji nxënësit të ecin përreth dhe të bëjnë njërën nga veprimet e mëposhtme.
a. Thuaji “tungjatjeta” të gjitë atyre që kanë veshur rroba të kuqe(mund të përzgjidhni ngjyrën sipas dëshirës)
b. Shih lart kur ecën.
c. Ec mbrapsht.
ç. Hidhu ose kërce.
d. Artikulo një tingull ose fëshkëlle.
dh. Mbaj njërin (ose të dy) sy (të) mbyllur.
e. Rri në një vijë sa më të drejtë.
Kur thua fjalën “stop”, secili duhet të vrapojë në vendin fillestar ku ishte. Nxënësi që arrin në vendin e vet i pari është fituesi.
(Përshtati P.Shtini; Portali Shkollor)
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur për ditëlindje
Lojërat më të bukura të viteve ’90 që mund t’ua tregoni nxënësve apo fëmijëve tuaj
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni mësimdhënësve tuaj për festën e Vitit të Ri