Lojë e thjeshtë për fëmijët tuaj të vegjël
Në vend të celularit ju mund t’i mundësoni fëmijës tuaj një lojë në kushtet e shtëpisë. Loja ndihmon në zhvillimin e motorikës fine tek fëmijët e vegjël. Ju ftojmë të ndiqni videon!
Nëse nuk e keni idenë se si mund ta argëtoni fëmijën tuaj sot pasdite ne ju sjellim një sugjerim. Një lojë sa e thjeshtë në veprim po aq edhe e rëndësishme për t’i zhvilluar fëmijës sistemin motorik. Ashtu siç tregohet në videon më poshtë, mjafton që fëmijës tuaj t’i vini në dispozicion një tas me vrima (kullojse makaronash) dhe nëpër to të fusni fije disi të trasha elastike. Pas këtij momenti fillon dhe loja për të voglin apo të voglën tuaj.
(Portali Shkollor)
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur për ditëlindje
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni mësimdhënësve tuaj për festën e Vitit të Ri
Lojërat më të bukura të viteve ’90 që mund t’ua tregoni nxënësve apo fëmijëve tuaj