Lojëra që mund të realizoni në kushte shtëpie, duke përfshirë të gjithë pjesëtarët e familjes
Këto ditë është shumë e rëndësishme të argëtohemi. Ja lojërat që mund t'i realizoni thjesht, në kushte shtëpiake. Orët e kaluara në mënyrë të tillë, do ju mbushin me shumë pozitivitet dhe energji.
Basket
Po, po ju duket e pa mundur por ja që mund të bëhet mjafton të keni një kovë të vogël dhe një palë çarape të bëra top… Çdo fëmijë vihet në vijë dhe hedh “topin” në kovë, sa herë që ai fiton duhet të prapset një hap, deri sa të mos shënojë më pikë. Fituesi është ai që nga distanca më e madhe mundi të shënojë pikë.
Loja e dëgjimit
Vendosim përpara fëmijëve, lojrat e tyre të ndryshme, ose sendet e tyre të preferuara dhe mund të krijoni tinguj të ndryshëm duke i përplasur me njëra tjetrën. Më pas e vini fëmijën me kurriz nga ju dhe në këtë mënyrë duhet të gjejë prejardhjen e tingujve të krijuar nga ju.
Loja e imitimit
Kjo është një nga lojërat e preferuara, sepse përfundojmë duke qeshur të mëdhenj e të vegjël, por në të njëjtën kohë dhe të ushtrojmë trupin duke imituar performancat e vogëlushëve tanë.
Njëri vendoset përpara dhe për 5 minuta bën levizjet që dëshiron duke i dhënë kohë sigurisht të gjithë pjesëtarëve të familjes. Me rradhë secili bën levizjet e tij dhe në këtë lojë janë të gjithë fitues.
Loja e ngrirjes
Ka shumë variante të kësaj loje. Nëse fëmija është duke kërcyer, ndaloni muzikën dhe ai duhet të rrijë në atë pozicion. Një variant tjetër është: "Kush e zë karrigen i pari", pra me ndalim e muzikës, më i shkathëti, ulet në karrige.
Ndërtojmë
Besoj se e keni vënë re sa shumë dëshirë kanë të ndërtojnë vogëlushët tanë. Shumë prej jush mund të kenë kuba në shtëpi dhe aty mund të kaloni orë dhe orë duke ndërtuar gradaçela pa fund, por në rast se nuk keni kuba, keni jastiqe, kuverta dhe karrige. Mjafton të bëni një mal, ose një kështjellë duke mbuluar karrige dhe ju jeni do të keni ndërtuar mbretërinë më të madhe në botë për pak minuta.
(Portali Shkollor)
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur për ditëlindje
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni mësimdhënësve tuaj për festën e Vitit të Ri
Rregullat për të luajtur lojën me letra “UNO”