Tiranë

Mesazhe nga shkolla 9-vjeçare “Bajram Curri”

Drejtuesit e shkollave përpiqen që ambientet e shkollës së tyre të jenë unike dhe të paharrueshme për nxënësit. E tillë është edhe shkolla 9-vjeçare “Bajram Curri” në kryeqytet, nga e cila shkëputem një tabelë me thënie.

Shkolla është institucioni ku formohen nxënësit. Që në oborrin e shkollës e deri në bankën e tij secili nxënës duhet të kuptojë se shkolla është vendi i duhur për të nxënë. Drejtuesit e shkollës kujdesen që edhe ambienti të përcjellë mesazhe, në korridoret e shkollës ka thënie të ndryshme nga njerëz që kanë arritur shumë në jetë, të cilat nxënësit duhet t’i kuptojnë dhe të nxjerrin mësim prej tyre.

Drejtuesit e shkollave përpiqen që ambientet e shkollës së tyre të jenë unike dhe të paharrueshme për nxënësit. E tillë është edhe shkolla 9-vjeçare “Bajram Curri” në kryeqytet, nga e cila shkëputem një tabelë me thënie në anglisht të cilat më pas ishin shqipëruar.

  • Nëse kërkon dije duhet të gërmosh për ta gjetur.
  • Dituria është dritë, padituria është errësirë.
  • Pa punë dhe përpjekje nuk arrihet asgjë.
  • Një fillim i mirë jep shpresë për një fund të mirë.
  • Fillimi i mirë është gjysma e punës.
  • Me durim dhe punë kapërcehet çdo pengesë.
  • Fundi është kurorëzimi i punës.
  • Çdo gjë provohet nga praktika dhe rezultatet.
  • Të gjykojnë nga ato që bën dhe jo nga ato që thua.
  • Njerëzit punëtorë gjejnë më shumë kohë të lirë.
  • Një mendje është e mirë por dy janë akoma më të mira.
  • Sa të rrosh do të mësosh.
  • Ai që thotë se i di të gjitha nuk di asgjë.
  • Nuk është vonë kurrë për të mësuar.
  • Koha e humbur nuk gjendet më.
  • Kurrë punën e sotme mos e lër për nesër.
  • Rrihe hekurin gjersa është i nxehtë.
  • Nuk është kurrë vonë për t’u ndrequr.

3,302 Lexime
7 vjet më parë