Poezi

Mësues i dashur (...pastaj rast social)

Poezi nga Mehdi Krasniqi për figurën e mësuesve dje dhe sot. Në fakt vargjet duken si një kryengritje për mosvlerësimin nga shteti e shoqëria të këtyre njerëzve që kanë misionin më të rëndësishëm, përhapjen e dijes...

Mësues i dashur (...pastaj rast social)


Gozhda në trarë të dhomës

mban varur pallton e vjetër të mësuesit 

kohën tjetër jetuar burgjeve

qelive të ftohta, uritur, vetmuar


Ajo mban gjallë shenjat e fatit të kombit

rrëfen për kohët shtrirë krahësh mbi ditar

ruan përmallshëm epokën e tij të pavdekshme

dhe mbijetesën mbinjerëzore...


Në ditëlindjen e 65

sapo mbylli ditarin e misionit

Republika e tij e dashur

e shndërroi në Rast Social...




Shkruar nga Mehdi Krasniqi

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,083 Lexime
1 vit më parë