Mësuesja që la gjurmë tek unë.
Histori frymëzimi e mësuese Eli Çollaku, e cila na vjen përmes një rrëfimi të sinqertë. Nxënësja e saj e dikurshme, Sajmira Lami, sot mësuese në profesion, kujton me nostalgji dritën dhe mirësinë, që kjo mësuese përçoi tek nxënësit e saj...
Kushdo që ka hedhur hapat në dyert e një institucioni shkollor, ka në mendjen e tij individë që i formësuan dhe ndikuan në jetën dhe profesionin e tyre. E tillë jam dhe unë. Sot, fatmirësisht me profesion Mësuese.
Në një eksperiencë pune prej rreth 20 vitesh, shoh që kam ecur në hapat e mësuesve të mi, të cilët kanë lënë tek unë, gjurmët e njerëzve human e dashamirës. Po flas për një periudhë kur në zonat e thella Veriore e Verilindore caktoheshin mësues nga Rajonet Perëndimore e Jugore të Shqipërisë. E ajo çfarë më habit më shumë ishte se këto misionarë, nuk ishin vetëm misionar të dijes, por edhe misionarë të shpirtit dhe humanizmit.
Ishin mësues që sillnin frymë të re në këto zona të thella. Ishin mësues që me fjalën e tyre, pasuronin mendjen dhe shpirtin e këtyre vocërrakëve, që ndoshta skamja dhe kushtet klimaterike i bënin të ashpër e i kishte burrëruar para kohe. Ishin mësues që kurrë nuk na panë me përbuzje dhe mllefin e caktimit në këto zona të thella, ta përçonin tek ne. Sepse mjaft prej e nesh e kuptojn mjaft mire, çdo të thote të rritesh e shkollohesh në qytete si: Tirana, Berati, Gjirokastra, Saranda e vitet e para të ushtimit të profesionit e rinisë ti kalosh në zona të thella e të izoluara.
Mjafton të hapej dera e klasës, nga këto mësuese për nxënësit ishin hapur “rreze drite e shprese”. E tillë ishte edhe mësuesja ime, Eli. Por, emrin e saj të vërtet e mësova shumë më vonë “Elisabeta”. Ishte mësuesja e letërsisë. Ku me forcën e shpirtit e me magjinë e fjalës, bëri që ne të formësoheshim e të kishim një fjalor të pasur, jo vetëm në jetën e përditshme, por edhe atë profesionale. Ishte mësuesja qe dinte të falte mirësi e dashuri.
Në sytë e saj kishte jetë (edhe pse krejt e vetme me km larg familjes e miqve të saj) që e përcillte edhe tek ne vocërrakët e qytetzës së vogël të Klosit. E ashtu si lumi Mat, rrjedh pranë këtij qyteti, ashtu rridhte mirësia e saj kundrejt vocërrakëve. Fjalët për të janë të pafundme. Po të mbledhim fjalë nga nxënësit që kaluan në duart e sa “Fjalët janë sa universi”.
Unë dua të të them FALEMINDERIT për “dritën dhe mirësinë” që hodhe ndër ne nxënësit e rrethinave të Klosit mësuese "Eli Çollaku”
(Sajmira Lami; Portali Shkollor)
Shënohet 22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Pse duhet të lexosh? Këto 100 thënie për leximin janë për ty...
Mjedisi, një thesar i çmuar që duhet ruajtur