MUZIKË NË SFOND

Muzika rrit aftësinë e përqëndrimit

Muzika ndikon pozitivisht si në aspektin shpirtëror, por edhe në atë fizik tek një njeri. Zvogëlon stresin, përmirëson humorin, sjelljen, gjendjen. Muzika rrit aftësinë tonë për t’u përqëndruar dhe për t’u përmirësuar.

Muzika është rreth nesh. Pothuajse kudo ku shkojmë ka muzikë në sfond. Ne mund të dëgjojmë muzikë në ashensor, supermarket, kafe, etj. Ndikimi i muzikës është i njohur. Muzika shkakton reagime të forta emocionale, si dhe fizike. (mendoni për një moment këmbët tuaja kur dëgjoni muzikën e preferuar). Ndikimi i muzikës në klasë është një çështje që hap debate, nëse muzika ka apo jo efekt pozitiv në klasë apo në procesin e të mësuarit. 


Muzika në sfond dhe aftësia për t'u përqëndruar

Në një studim të kryer në Universitetin e Shën Katerinës në St. Paul, Minnesota, studiuesi Duna Strachan u përpoq të merrte dëshmi bindëse mbi ndikimin e muzikës. Sa mund të përqëndrohen nxënësit me muzikë në sfond. Eksperimenti u zhvillua në një shkollë që e kishte vënë në praktikë, pra vedosej muzikë në sfond, aq sa ishte kthyer në rutinë. Stdiuesi mbajti shënime dhe pa që kjo rutinë u bë pjesë e pandarë e shkollës. Ai përgatiti edhe një anketë për mësuesit, nxënësit dhe prindërit. 

Studimi tregoi se studentët ishin më produktivë dhe më pak të shpërqendruar, me muzikën në sfond. Muzika ishe e butë, relaksuese, me zë të ulët, sepse muzika aktive dhe me volum të lartë mund të jetë shpërqëndruese. 


Muzika dhe Aftësitë letrare

Hulumtimet e kryera për të hetuar ndikimin e muzikës në aftësitë letrare zbuluan një lidhje të fortë midis aftësive të leximit dhe vetëdijes fonologjike. Studimi tregoi se edukimi muzikor rrit aftësitë letrare. Eksperimentet shtesë treguan se fëmijët që luajnë piano janë më të artikuluar. Hulumtimi u administrua nga Joseph Piro dhe Camilo Ortiz dhe përfshinte dy grupe fëmijësh. Një grup pëbëhej nga fëmijë që kishin 3 vite që ushtronin piano dhe grupi i dytë përbëhej nga fëmijë që nuk kishin ndjekur ndonjëherë kurse muzike. Rezultatet treguan se fëmijët, e grupit të parë, pra që merrnin mësime pianoje zotëronin një fjalor më të pasur sesa fëmijët e grupit të dytë. 

Një artikull shkencor i kohëve të fundit pretendon se lidhjet mes muzikës dhe matematikës, megjithëse të paqarta, janë të forta për shkak të një numri faktorësh. Për të luajtur një instrument, një person duhet të njohë koncepte të tilla si: fraksionet dhe raportet

Muzika ndikon pozitivisht si në aspektin shpirtëror, por edhe në atë fizik tek një njeri. Zvogëlon stresin, përmirëson humorin, sjelljen, gjendjen. Muzika rrit aftësinë tonë për t’u përqëndruar dhe për t’u përmirësuar. Ajo ndikon në performacën tonë akademike. Ndaj, përtej paragjykimit, nëse mund të lejohet apo jo, muzika nxit pozitivitet dhe nxjerr më të mirën e qenies njerëzore. 



(P. Shtini; Portali Shkollor)

4,692 Lexime
5 vjet më parë