Ndjenjat e mëdha të përgjegjësisë së mësimdhënësit
Duaje, nderoje dhe vlerësoje mësimdhënësin! Po s'e nderove atë (mësimdhënësin), s'e nderon fëmijën dhe s'e njeh e as s'e nderon as veten më. Bëhu mirënjohës, dashamir i denjë i mësimdhënësit!
Vështrimi i gabuar i disa njerëzve të papërfshirë në sistemin arsimor të shpon tejpërtej, të acaron dhe të bën të pavlefshëm.
A i di ti qartë përgjegjësitë që një mësimdhënës ka? - Jo.
Ja, kjo është një tablo e jetës së mësimdhënësit në shkollë:
1. Mësimdhënësi ka ndjenja, madje ndjenja të mëdha të përgjegjësisë. Përgjegjësitë që ai kryen me ndershmëri, nuk i kryen as edhe një zyrtar tjetër i shtetit a ndokush tjetër.
2. Mësimdhënësi kalon kohën më të madhe me nxënësit e tij dhe përkujdeset më shumë se vetë ti për fëmijët e tu. Ti madje vjen në shkollë dhe i thua atij se nuk kam çfarë t'i bëj më, nuk po më dëgjon, të lus foli, qortoje, rrihe. Mësimdhënësi të kundërpërgjigjet dhe të thotë se misioni i tij s'është t'i rrahë nxënësit, por t'i mësojë, t'i edukojë. Të gjorit po i duhet edhe ta kulturojë, se po i mungon shpesh (goxha shumë) kultura familjare. Të panumërta janë rastet e tilla dhe të çohet një prind e ta kundërshtojë mësimdhënësin e fëmijës së tij, sinqerisht nuk nënkupton gjë tjetër pos mosmirënjohjen.
3. Mos harro, dëshira e zjarrtë e mësimdhënësit do të ishte të fillonte mësimi dhe jo greva. Vërtet, ai nga larg ndien aromën e nxënësve të tij (fig. të fëmijëve të tij). Nëse nxënësi sëmuret, ai qan dhe përpiqet të bëjë zgjidhje. Po nëse i ndodh diçka më e keqe atij, ai edhe vdes për të - sakrifikon, flijohet.
Po vë në jetë tri porosi:
Duaje, nderoje dhe vlerësoje mësimdhënësin! Po s'e nderove atë (mësimdhënësin), s'e nderon fëmijën dhe s'e njeh e as s'e nderon as veten më. Bëhu me të, bashkëpuno thellë me të! Ai ngaherë është me ty. Për fëmijën tënd jep gjithçka dhe është i gatshëm të punojë për të me ditë dhe net të tëra. Bëhu mirënjohës, dashamir i denjë i mësimdhënësit!
Me nderime,
Mësimdhënësi që s'ngopet së punuari për fëmijët e tu.
(NGA: MA. MENTOR HAJRIZI, KOSOVË; Portali Shkollor)
“K’cimi i Tropojës” shpallet zyrtarisht pjesë e UNESCO-s
Myzejen Mullaj, sopranoja dhe pedagogia që eci me modesti në rrugën e vështirë të artit shqiptar
Shënohet 22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe