ESE

Në kohë izolimi, mësova të gjej lirinë

Izolimi ka ndihmuar shumë nxënës e studentë të reflektojnë, për t’iu dedikuar më shumë studimeve, artit, muzikës, kinematografisë, e shumë pasioneve të tjera, sepse forcën duhet ta kërkojmë brenda nesh.

Përshëndetje izolim,


Kemi qëndruar bashkë, edhe më përpara, por ditët që kaluam, patëm luksin të kishim pranë vetes familjarët, të cilët na motivuan. Në këto kohë akoma më shumë po mendoj për të ndryshuar gjendjen monetare personale dhe si mund të ndihmoj familjen time, për të arritur tek ëndrrat qëkur isha fëmijë! 


Ato ëndrra që kalojnë çdo sekond në mendje, i japin gjendje ektaze ndjenjës, kënaqësinë e disa viteve të mendimit për ta vazhduar punën e ndërprerë për disa më parë, si mungesë e mosbesimit tek aftësite e mia. 


Në një kohë pandemie, çfarë nuk ndaloi?

Duhet gjetur një arsye për të ecur afër greminës PA FRIKË, se JETA VAZHDON. Librat më mungojnë këto kohë, sepse nuk kam mundur të shkoj tek bibloteka e Durrësit. Vetëm libri më jep qetësi, se fjalet e shkruara të shkepusin nga vendndodhja e momentit. Kam mundur të lexoj librat e bibliotekës sime, të cilat më shpëtuan. 


Muzika, gjithashtu, është një udhëtare e zonja për të kapërcyer orët dhe për të ndikuar në mendime, gjithashtu për të dhënë shkëndinja për punë të reja. 


Kjo periudhë më ndihmoi të marr disa vendime. Kam vendosur të nis një kurs për sipërmarrjen dhe menaxhimin. Nuk kam qëndruar asnjë moment pasive, duke u ushtruar fizikisht, me ane të ushtrimeve në kushte shtëpie. Dhe koha më e madhe i është dedikuar studimeve, për të arriur rezultate sa më të larta.  


Nëna më dha leksionin më të rëndësishëm, si të mësoj që çdo ditë të luftoj për çdo gjë të mirë që dua dhe të arrij të krijoj një jetesë, ku mund t’ia dal mbanë me forcat e mia për qëllimet e mia. 


Situata tashmë, edhe me shtinim e raasteve nuk është plotësisht e qetë, por e ruajmë dëshirën për të vazhduar rrugëtimin me qetësi.



Shkroi: Klaudia Bardhi


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,001 Lexime
3 vjet më parë