Krijim

“Nën dritë”

Fahrudin Dungaj, nxënës në klasën e 9A në Medresenë e Shkodrës, sjell një shkrim filozofik tepër interesant të cilin ne menduam ta ndajmë me ju.

Kujtesa?!... Jetë, çast, moment… Ç’na mban ne të gjallë?! Apo, mos duhet të them c’ka mbajmë ne të gjallë? Ç’mbajnë gjallë kujtimet apo, kush i mban ato? 


Vallë jemi në një luftë me kohën apo me veten? 


Këtë nuk e kisha imagjinuar kurrë, se do të vinte një kohë që inteligjenca do të ishte më “humane” se vetë njeriusi. Mos vallë jemi vetëm krijesa brenda në formësine e trupit? Thua vallë një gjendje e mbinatyrshme po i del ballë historisë tonë? Vërtetë, përballja në labirintet e jetës me sfidat e peripecitë është pjesë thelbësore, por kjo është përtej kufijve, përtej ligjeve të natyrës. Përderisa një “objekt memorizues” mban etnin, kultin dhe rrënjët tona atëherë po, kemi dështuar me sukses. 


Këtë njollë të zezë në rrjedhën e ngjarjeve a mund ta shohim si mundësi për të mësuar, për t’u rritur e për t’u përmirësuar? Po, juve po ju pyes a mund ta imagjinojmë të ardhmen tonë duke rënë në humnerë, drejtuar nga erërat e fatit. Nëse s’mund ta dimë edhe këtë, atëherë të mos mundohemi të futemi të shfletojmë e të gjejmë përgjigje precize nga librat. Mjafton të shikojmë përreth, se si jemi të shtrënguar nga zinxhiri i tranzicioneve “marrramendëse” glorifikuese. 


Kjo “dramë”, në të cilën njeriusi merr pjesë edhe si protagonist edhe si dirigjues, ka një rrjedhë fenomenale të pamëshirshme, me mbrapaskena nga më të ndryshmet e të pathëna. Mësojmë brenda historisë larmishmëri nuancash dhe ndjenjash. Me hapjen e faqeve të pluhurosura të librit të kujtimeve, hapen edhe faqet e historisë. Historia jonë s’duhet të jetë nën hijen e fatit. “Muza” e vetme e njeriut është e shenjta dhe e vetmja, historia!




Punoi: Fahrudin Dungaj, Klasa 9A

 © Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

652 Lexime
3 muaj më parë