Poezi

“Nënë”- poezi për të gjitha ato bija që janë larg nënave të tyre këtë 8 Mars

Jo të gjitha vajzat dhe gratë do të munden të përqafohen apo të shihen nga afër këtë 8 Mars me nënat e tyre, si për shkak të koronavirusit ashtu edhe për shkak të emigracionit. Por kjo poezi, sa e thjeshtë e me ndjenja, duket sikur të çon më afër krijesave hyjnore, për t’i uruar ato.

Sa dritë ka dielli

Sa yje ka qielli

Sa dritë ka hëna kaq shumë ju do nëna!


Nënë nga larg dua të vij

Dua të vij sa herë, 

Në krahët e tu të ngrohtë 

Gjumi ëmbël të më zërë.


Nënë, më kujtohen ato vite

Kur flija te ti, në prehër

E të gjitha stinët e vitit

Për mua ishin pranverë.


Të dua nëna ime

Të dua shumë si përherë!


Nga Shegushe Ferhati


©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,953 Lexime
3 vjet më parë