Poezi

“Ngashërimi i tokës kundrejt njeriut”, poezi nga mësuesja Albana Toçka

Albana Toçka, e cila është mësuese e lëndës Gjuhë dhe Letërsi shqipe në shkollën "Muhamer dhe Esat Minarolli" në Pogradec, poezinë e ka patur pasion që në moshë të vogël. Ajo po përgatit librin e saj të parë dhe prej tij ajo ka shkëputur një poezi për ta ndarë me të gjithë ne.

Ngashërimi i tokës kundrejt njeriut


Kërkoj respektin që të fala!

Dhe kurrë nuk dite të ma kthesh.

Kërkoj shërimin që të dhurova,

Me duart plot ,kur erdhe në jetë! 


Kërkoj mirësinë e dashurinë,

Që porsi prind ta pata dhënë!

Sa herë NËNË më pate thirrur,

Por asnjë qenie s'lëndon një nënë. 


Lotët e mi burim i jetës,

I ke helmuar ti tashmë.

Por për hir të së vërtetës,

Helmon dhe veten me këtë gjë. 


Unë të fal ajrin që të jetosh,

Por ti e ndot me shpikje ''lojërash".

Prandaj mëso të respektosh,

Që fëmija yt mos vuajë pasojat! 


Unë qaj në heshtje pa u ankuar,

Ndonëse përbrenda kam një fuqi,

Që kur të vijë koha për ta treguar

Nuk ke ku strukesh biri im njeri.

 

Dhe ja tek jemi tani përballë.

Unë e plagosur,ti zemërvrarë!

Po më kërkon pak dhembshuri?

Nuk di,a je i denjë vallë!


Se thellë në shpirt më ke lënduar.

Fëmijët e mi ti shpesh i ke vrarë.

Ndaj, leri të gëzohen sadopak!

Ndërkohë unë mendohem,

A do të fal...



(Kur njeriu u karantinua për shkak të Covid 19,

kafshët dolën jashtë në rrugë si për të protestuar 

dhe kërkuar vendin e tyre

si pronë e përbashkët e nënës Natyrë, duke shëtitur pa frikë nëpër rrugë.)



Nga Albana Toçka

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,900 Lexime
1 vit më parë