Pasionet e një 13-vjeçareje

Një ditë ndryshe me Jonka Xhelaj

Sot në këndin e nxënësit do t’ju njohim me Jonka Xhelaj e cila është 13 vjeç dhe ka mbaruar klasën e shtatë. Pasionet e saj janë baleti, muzika dhe gatimi. Kohën e lirë, Jonka e kalon duke lexuar, ose duke ndihmuar prindërit e saj.

Jonka Xhelaj është 13 vjeç dhe ka mbaruar klasën e shtatë. Ajo është vajzë shumë sistematike dhe rezultatet e saj flasin vetë duke shpërblyer punën e saj. 

Jonka është gjithmonë e fokusuar duke u marrë me diçka të rëndësishme. Pjesën më të madhe të ditës e ze studimi. Asaj i pëlqejnë shkencat natyrore, por edhe letërsia dhe përpiqet, që mos lerë pas dore edhe lëndët e tjera. Pasionet e saj janë baleti, muzika dhe gatimi. Kohën e lirë, Jonka e kalon duke lexuar, ose duke ndihmuar prindërit e saj. 


Baleti


Jonka që prej moshës katër vjeç ndjek rregullisht kurset në një shkollë baleti dhe ushtrohet pesë herë në javë, nën drejtimin e dy pedagogëve profesionistë na tregon ajo plot entuziazëm. Pasioni më i madh i saj është baleti dhe këtë e dinë të gjithë. Ajo punon nën drejtimin e pedagogëve dhe ka shumë disiplinë gjatë seancave të provave.  Jonka  ka dalë shpesh në skenë dhe përsëri emocionet nuk i largon dot. Ka marrë pjesë në shumë koncerte të shkollës së baletit, ose në aktivite të ndryshme brenda dhe jashtë shkollës. Jonka mbart me vete emocionet e veçanta që e shoqërojnë në çdo interpretim, por duartrokitjet e publikut i japin forcë dhe kurajo. Ajo nuk është akoma e qetë deri sa të dëgjojë fjalët e pegagogëve dhe vlerësimin e tyre në fund të interpretimit. Gjithë ngarkesa emocionale e shfaqes, largohet nga fjalët e ngrohta dhe plot vlerësim të pedagogëve të saj. Atëherë frymëmarrja e saj qetësohet dhe emocionet ulen. Fjalët dhe këshillat e tyre Jonka i dëgjon me vëmendje dhe përmirëson veten aty ku duhet. Kjo është forca që e bën atë të eci përpara me këmbëngulje.


Gatimi


Babi i Jonkës është shef kuzhine në një nga restorantet e njohura në Tiranë. Ajo frymëzohet nga ky profesion, i cili është art më vete dhe e kalon kohën e lirë duke gatuar bashkë me motrën e vogël, Kristelin. Jonka na tregon se përpiqet që ta menaxhojë kohën e saj ditore, duke iu përkushtuar gjërave që kanë vlerë për të dhe duke i dhënë rëndësinë e duhur çdo pjese të saj. Jonka e do shumë motrën e saj të vogël, e cila sapo mbaroi klasën e katërt dhe i kushton vëmendjen e duhur. 


Shkolla


Fokusi kryesor i Jonkës është shkolla, duke i dhënë më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër. Ajo e ka kuptuar që e ardhmja e saj përcaktohet nga arsimimi që do të marrë në bankat e shkollës. Pavarësisht pasioneve, ajo ka një pikësynim në jetën e saj, dhe ëndërron të bëhet një kirurge e zonja dhe të shpëtojë sa më shumë jetë njerëzish. Jonka e ka kuptuar se asgjë nuk arrihet pa u lodhur mbi libra. 


Jonka është një vajzë e qetë dhe shumë e sjellshme me të gjithë. Ajo mundohet të ndihmojë të gjithë shokët dhe shoqet e klasës kur ata kanë nevojë për të. Ajo është gjithmonë e gatshme. Përpiqet të respektojë të gjithë si mësuesit e ashtu edhe nxënësit e tjerë. Jonka është edhe shumë modeste, nuk mburret kurrë për veten e saj. Për të flasin rezultatet që ajo ka në çdo lëndë. 


Biçikleta

Jonkës i pëlqen shumë të shëtisë me biçikletë. Shpesh pasditeve kur i mbetet pak kohë e lirë bën një shëtitje me biçikletë në ajër të pastër që të shplodhet dhe të marrë forca për të nesërmen. Biçikleta i jep liri dhe mendimet e saj fluturojnë herë te shkolla, herë të baleti, herë tek e ardhmja.

 

Muzika


Pjesë e pandarë e Jonkës është edhe muzika. Ajo preferon shumë muzikën klasike, sepse kjo muzikë e shoqëron atë gjatë provave të baletit dhe tashmë kjo muzikë ëshë bërë pjesë e saj. Jonka dëgjon edhe në shtëpi muzikën klasike kur do që të shplodhet pas një dite të gjatë e të lodhshme. Asaj i pëlqen edhe muzika bashkëkohore që i përshtatet shijeve të saj. 


Punimet e dorës


Jonka ka shumë dëshirë edhe të qëndisë. Këtë ja ka mësuar gjyshja dhe mamaja e saj. Në shtëpinë e Jonkës asnjëherë nuk e harxhojnë kohën duke ndejtur apo duke parë televizor me orë të tëra. Koha është flori thotë Jonka.  


Mami i Jonkës qëndis në kohën e lirë dhe e ka edukuar edhe atë me ndjenjën e së bukurës. Bluzat e Jonkës janë të personalizuara ose kanë detaje të shtuara nga mamaja e saj. Mami i Jonkës është mësuese, por ka shpirt artisteje. Punimet e saj janë të bukura e me shije të hollë. Jonka është rritur edhe në shtëpinë e gjyshërve nga mami, të cilët e kanë edukuar me traditat e mira të vendit të tyre. Ajo me tërë qenien e saj e reflekton sjelljen prej balerine që do të bëhet një kirurge e suksesshme.



Iriana Papamihali

Artiste, mësimdhënëse, autore e teksteve shkollore


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,095 Lexime
1 vit më parë