VITI I RI

Një kartolinë...

Sot shënon data 31.12.2017. Është dita e fundit e këtij viti. Është dita kur gjithçka bëhet më e bukur. Kur gjithkush bëhet më i mirë. Kur atmosfera festive mbizotëron në çdo vend. Është një ditë ku çdo familje feston.

Sot shënon data 31.12.2017. Është dita e fundit e këtij viti. Është dita kur gjithçka bëhet më e bukur. Kur gjithkush bëhet më i mirë. Kur atmosfera festive mbizotëron në çdo vend. Është një ditë ku çdo familje feston. Ku sytë e fëmijëve shndërrisin nga gëzimi, ashtu si do të shndërrisin fishekzjarret kur ora të shënojë 00:00.


E lezeti i kësaj dite, janë dhuratat. Janë ato që i gëzojnë të gjithë, fëmijë e të rritur. Sepse tregojnë se njerëzit mendojnë akoma për njëri-tjetrin, e duan njëri-tjetrin. Një nga dhuratat më të bukura që mund të bësh këto ditë janë kartolinat. Një dhuratë, sa e thjeshtë, aq edhe e ndërlikuar në të njëjtën kohë. Është një dhuratë e personalizuar për këdo. Aty shprehen ndjenjat dhe urimet e veçanta për çdo njeri. Është një dhuratë që kërkon kohë në fakt, sepse të përzgjedhësh fjalët e duhura, nuk është aspak e thjeshtë. Por e mira dhe thjeshtësia qëndron në faktin se kjo periudhë (fundviti), është frymëzuese në vetvete. Të ndihmon të kërkosh brenda vetes, të kthehesh pas në kohë, të risjellësh të gjitha kujtimet e tua. Prandaj dhe natyra e kartolinave është e ndryshme. Për disa më e thjeshtë, për disa më e vështirë, në varësi të momenteve të kaluara me vetë personin, apo me atë grup shoqëror. 


Unë e kam patur gjithnjë traditë shpërndarjen e kartolinave për njerëzit e mi të dashur. Urimet kanë qenë të ngjashme, por asnjëherë të njëjta. Sepse vetë njerëzit nuk janë të njëjtë. E njëjta traditë është shfaqur në grupin e klasës sonë. Secili prej nesh ka bërë urimin e vet, ashtu si e ka ndjerë për shoqërinë tonë. Ishtë diçka shumë e veçantë kur vinin mesazhe të ndryshme në celular. Teksa lexoja secilin prej tyre, një buzëqeshje më shkruhej në fytyrë së bashku me një ndjenjë mallëngjimi. Në kaq pak kohë njohjeje, ne u afruam kaq shumë dhe i shprehim urimet më të përzemërta njëri-tjetrit. Ky ishte çelësi i këtij shkrimi, i kësaj kartoline ndryshe nga të tjerat. Një kartolinë të cilën nuk e kisha realizuar më parë. 


Për të mos u zgjatur më tepër, dua të falenderoj klasën X-10, pra miqtë e mi për këtë ide dhanë, stafin pedagogjik shkollës  Qemal Stafa”, si dhe t’ju uroj të gjithëve një Vit të Ri sa më të mbarë e të begatë, të mbushur plot suksese e dashuri.

(Nina Ahmetaj, Shkolla "Qemal Stafa", Klasa: X-10; Portali Shkollor)

10,001 Lexime
6 vjet më parë