DETYRË ONLINE

Nxënësi Rei Alijaj: E ndiej në shpirt të pёrshkruaj marrëdhëniet që kam me mësuesit e mi të nderuar!

Ky është një shkrim i nxënësit të klasës së gjashtë, Rei Alijaj, nisur nga një detyrë me temë “Tregoni pёr marrёdhёniet tuaja me mёsuesit dhe shprehni se si do tё dёshironit tё ishin kёto marrёdhёnie”. Ja se si i ka përshkruar ai njerëzit që e edukojnë dhe i japin dije.

Unё kam ardhur nё jetё nga njё nёnё qё ёshtё mёsuese dhe jam rritur me dashurinё e pakufishme tё njё gjyshi qё ka qenё mёsues. Kёshtu, kёto dy dashuri nёnё-mёsues janё shkrirё nё njё mision fisnik. Vitet fluturojnё shpejt e ne rritemi pa e kuptuar. Sot unё jam nё klasёn e gjashtё tё shkollёs austriake “Peter Mahringer”. E ndiej nё shpirt tё pёrshkruaj marrёdhёniet qё kam me mёsuesit e mi tё nderuar.


Mёsuese Fiorela, njё mёsuese qё na edukon dhe kёshillon si tё bёhemi qytetarё tё denjё pёr familjen dhe shoqёrinё. Ajo na jep zemёr qё ta marrrim jetёn me sportivitet dhe nxit te ne atdhedashurinё pёr tokёn mёmё dhe historinё tonё tё lavdishme.


Mёsuese Gjyzepina, me ёmbёlsinё e saj, qetёsinё qё e karakterizon, na mёson se si duhet tё kujdesemi pёr veten dhe mjedisin ku jetojmё. Motoja e saj ёshtё: “Ushqehuni shёndetshёm qё tё keni trup tё shёndetshёm”.


Mёsuesit e gjuhёve tё huaja, profesor Heurix dhe mёsuese Kristina, sjellin tek ne kulturёn e perёndimit nё mёsimdhёnie. Dallohen pёr korrektёsinё dhe disiplinёn nё punё.


Mёsuese Erjola ёshtё e veҫantё, shumё e komunikueshme dhe e pёrgatitur, tepёr e lidhur me ne.

Unё e dua shumё, sepse tё bёn pёr vete me natyrёn e saj elastike.


Mёsues Frenku, njё mёsues me kulturё perёndimore, kultivon tek ne rёndёsinё dhe vlerёn e teknologjisё nё ditёt e sotme, ku teknologjia ka arrritur kulmin dhe ҫdo gjё sot flet me gjuhёn e saj.


Mёsuese Orjola, mёsuese Marilda dhemёsuese Brunilda janё tё dashura dhe tё pёrkushtuara.


Po cila ёshtё qershia mbi tortё?

Ajo ёshtё mёsuese Bernarda, mёsuesja mё e mirё nё botё. Ështё mёsuesja e gjuhёs hyjnore shqipe dhe prind i dytё pёr ne. Megjithёse akoma nuk ёshtё nёnё, por ёshtё nё pritje tё ёmbёl, kjo mёsuese ёshtё perfekte. Ёshtё e dashur, e duruar, e pёrkushtuar, e pёrgatitur, udhёrrёfyese pёr ne. Nuk di, por ma ka marrё zemrёn, ajo ёshtё mёsuesja e ёndrrave tё mia.


Marrёdhёniet me mёsuesit e mi janё shumё tё mira. Kёto raporte janё të ndërsjella mes nesh. Ju jeni mёsimdhёnёs tё mirё dhe unё jam mёsimnxёnёs i mirё. Tё gjithё mёsuesit janё tё mirё, korrektё, tё duruar, na duan dhe na qortojnё kur gabojnё, kujdesen pёr ne ҫdo moment si prindёrit pёr fёmijёt e tyre.


Tё nderuar mёsues, ka shumё rёndёsi kjo lidhje mes nesh. Ju jeni heronjtё e mi, idhujt e mi, ku secili prej jush lё gjurmё tё ҫmuara nё formimin tim. Ju jeni ata qё me dijet, punёn dhe kёmbёnguljen tuaj, bёni qё ёndrrat e mia tё bёhen realitet.


Unё dua qё kjo lidhje e pastёr mes nesh tё vazhdojё kёshtu rrugёtimin e saj, derisa unё tё jem nё bankat e shkollёs dhe pastaj shpresoj qё ёndrra ime do të marrё krahё e tё bёhem arkitekt.



Faleminderit pёr gjithҫka qё bёni pёr mua!




Pёrzemёrsisht, Rei Alijaj 

Nxënës në klasёn e gjashtё tё shkollёs austriake “Peter Mahringer”.



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,272 Lexime
3 vjet më parë