Talent

Olta Luli organizoi koncertin e parë recital në flaut, në Lezhë

Shkolla 9-vjeçare "Besëlidhja" ka disa vjet që përgatit talente të reja në muzikë, nga ku hidhen hapat e parë drejt rrugës së artit. Olta Luli është një prej këtyre talenteve. Në Qendren Kulturore të fëmijëve "Gjergj Lacaj" ajo organizoi koncertin e parë recital në flaut.

Në koncertin e organizuar nga Olta, pjesë nga kompozitorë të mirënjohur u luajtën nga ajo, shoqëruar në piano nga Synjona Paplekaj, flaut Anxhela Kapja Hammad, ansambli i harqeve të shkollës "Besëlidhja" si: Concertino (C.Chaminade), Secret Garden, Conzert Koha e parë (W. Mozart), Suites si minor (S.J.Bach), duet flaut - Scherzo (Mendelssohn). E ndërsa recitali kulmoi me një kolazh me motive arbëreshë trio Olta, Orsida dhe Aria Luli.


Dashuria për flautin ka lindur tek Olta që herët, duke qenë e rrethuar nga një ambient artistik. “Magjia e tingujve muzikorë, më çel dyert e një bote të bukur dhe më jep shpresë për të ardhmen”, thotë instrumentistja e talentuar Olta Luli.


Prej 3 vitesh nxënësja e talentuar studion në këtë drejtim duke marrë pjesë në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare, e cila është vlerësuar me këto çmime: 

- Instrumentistët e rinj, fituese e vendit të dytë;

- Medici International Competition me çimimin "Honorary Mention";

- 21st Contry Talents Music Compitition, fituese e vendit të dytë.


Olta ka spikatur që në fillim për talentin dhe vullnetin e saj. Ajo është pjesë e bandës frymore të shkollës, ndërkohë që me flautin e saj do të vazhdojë të frymojë nota pasioni dhe shprese.



Përgatiti: Lindita Kokaj 


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,984 Lexime
2 vjet më parë