Konkursi

"Perëndesha e vdekshme"

“Perëndesha e vdekshme” është titulli i poezisë që merr pjesë në konkursin për vargjet më të bukura të dashurisë në Portalin Shkollor. Kjo është dashuria për Flavio Brahjan, klasa XII-C, shkolla “Sandër Prosi”, Tiranë.

Perëndesha e vdekshme

Ajo u largua nga duart e tua

Zotit, problemin pse s’ia thua?

O njeri i pafat me zemrën e zezë,

Lëre dashurinë e humbur të vdesë.


Ia fale shpirtin Djallit sot

Për të kujtuar Perëndeshën tënde mot

Që të kthehesh në përbindësh, larg pa Zot

Duhet të derdhesh gjak e lot.


U dashurove me një të vdekshëm 

Me shpresë për pasion të përjetshëm.

Vrave miq e shokë nën qetësi

për dashurinë mbërtheve ligësi.


Kishe ëndrra dhe ideale

Për të, ti kaloje male

tashme ke makthe dhe brenga 

A të djeg plaga përbrenda?


Buzëqeshja t’u vodh vite më parë

Fytyra e saj është për t’u sharë

Të përdori ty për të shpëtuar vete

Tani ajo krijoi një demon të metë.


…Budalla! Boll bërë si i shëruar

qartas, je akoma i mallkuar

Do e merrje Perëndeshën prap duke ‘e lëpirë’

Do e adhuroje akoma pa gdhirë


Zoti të hoqi nga dyert e Hyjnores

Engjëjt të hoqën nga mrekullia Qiellores

Por ç’faj ke ti o djalë, nuk je shpirtmirë sot,

Se Perëndesha jote nuk qenka Zot!


E ajo Perëndeshë e vdekshme qenka mistike

Djalë, çohu dhe jetën tënde fike

Nuk do e dëgjosh më rrahjen e zemrës së saj pranë teje

Nëse fik jetën, zemrën e saj do e dëgjosh sipër asaj reje…


(Flavio Brahja, klasa: XII-C, shkolla: “Sandër Prosi”, Tiranë; Portali Shkollor)

62,711 Lexime
6 vjet më parë