krijim

Përjetimet e mësuesit Azem

Duke zgjedhur personazh kryesor dhe duke i dhënë karakter unifikues rolit të Mësuesit, pedagogu Petrit Islami, edhe kësaj radhe nxjerr në pah mesazhin edukativ e atdhedashës duke trajtuar një temë mjaft aktuale, e cila është më të vërtet evidente.

Humbja e disponimit dhe gjendja jo e mirë shpirtrore që po e rëndonte mësuesin Azem, bën që edhe ngasja e veturës t’i bie në sy edhe punëtorit që po punonte në pompën e derivateve, në të cilën mësuesi Azem thuajse çdo ditë ndalej për ta mbushur veturën e tij me karburant.


  Ai pasi ndaloi veturën në pompën e derivateve Fidani, punëtori uli kokën për të parë se kush po e ngaste atë veturë dhe i tha, mirëdita mësuesi Azem, mu duk sikur shumë bëje lëvizje, pra një lloj ngasje herë-herë si nëpër gara! Mbeta që larg duke të të shikuar, por kur e kuptova se qenka vetura jote, nuk besova që ti do të jesh ngasësi. Eee, Fidan, ma mbush veturën  karburant e mos bëj hajgare, se nuk je nën lëkurën time. Unë me ta mush veturën patjetër, po ti mos mu dorëzo. A e din çfarë emri ke o mësuesi Azem? Po, gjyshi ma kishte vënë në shenjë respekti dhe idoli, pasi kishte qenë pjesëtarë i qetës së Azem Bejtës, por më vonë, kur u rrita më pati thënë, Azemi ishte patriot që në dorë mbante pushkën, ndërsa unë tek ti dua ta shohë pendën, e besa i përjetova të dyat, pendën dhe pushkën! Nejse, Fidan, mos  harro edhe një litër vaj motorrik, se si shumë po e shpenzon. O mësues marove me këtë Golf 2, pse s’po e ndërron, merre një ma të mirë, se ta fshiu rrogën me shpenzime të vajt. 


  Ehh, Fidani edhe pse nxënës imi. Është ende i ri e i pa martuar dhe nuk e kupton, të kesh një rrogë mësuesi e dy studenta, por nejse, nejse, nuk më kupton mua, por as që është ka e sheh hiç se në çfarë gjendje jemi ne si shoqëri, me një të qeshur të zbehtë-tha mësuesi, pasi hipi në veturë për t’u nisur për në shtëpi.


  Ishte natë e gjatë pranvere e mësuesin Azem, nuk po e zinte gjumi. Duke u rrokullisur sa andej-këndej, ai mbante atë rëndim shpirtëror, por disi pas mesnate, ishte thelluar në kujtimet e dikurshme, kur nga thellësia e shpirtit me plot energji edukonte dhe arsimonte brezat. Po ndër kujtimet e bukura që i ishin bërë fiksim mësuesit, ishin ato kohëra, kur në stinën e pranverës merrte përdore dy fëmijët e tij, Arsimin dhe Abetarën, i shëtsite në natyrë, duke ua treguar cep për cep fshatin e tij. Natyrën e dashur me livadhet e bukura, malet, lumin,  urat e hekurudhës dhe duke i mësura edhe për llojet e luleve, drunjve, për botën ujore etj, etj.  Atij i rreshqisnin kujtimet vit pas viti deri tek pranvera e fundit kur Abetarja, i tha babi unë tani nga ti kam mësuar për  shumë lloje lulesh e drunjësh që rriten në vendin tonë, madje shumë mirë më kujtohen edhe shëmbujt kur binte shi dhe t’i na tregoje për bashkimin e përrockave, përronjëve deri tek lumejt, bifurkacionin, e derdhjen e atij uji në det.


 Kur gjelat filluan këndimet e tyre, që simbolizon zbardhjen e dritës, nga lodhja e tepërt dhe rëndimi që mbante në shpirtin e tij, mësuesin sikur e zuri gjumi. Teuta, bashkëshortja e tij prej kur Azemi kishte ardhur nga shkolla e kishte vërjtur se i shoqi po mbyllej në vetevete. Rrokullisjet e tepërta të Azemit gjatë gjithë natës, herë në njërin krah, e herë në tjetrin, e kishin shqetësuar bashkëshortën, mirëpo kur pa që Ai paska fjetur, u largua ngadalë nga shtrati, për mos i’a prishur gjumin. Ajo edhe pse ishte në procedurën e punës së saj që ende se kishte mbaruar fustanin, të cilin po i’a qepte vajzës, Abetarës për mbrëmjen e apsulventiades, mendoi të mos e ndizte makinën e qepjes, vetëm për të mos i bërë zhurmë Azemit. Por, pasi e kuptoi se do të mbretëronte një ditë e ngrohët me diell, me vete tha; do i ujis të gjitha pemët në oborrin e shtëpisë. Derisa po i ujiste pemët në oborr Teuta, mendonte me vete se Azemi rëndim të tillë shpitëror, apo këso gjendje kishte vetëm gjatë luftës kur fatkeqsisht ushtarët e tij të UÇK-së, ndërronin jetë, vetëm atëherë kur ushtarët binin heroj në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë, por pas luftës nuk ka rastisur ta shoh në këso situate. Athua çfarë ka Azemi?


  Ajo i ujiti të gjitha pemët me rend, shumë ngadalë pa u ngutur fare, në mënyrë që të përfitonte në kohë derisa Azemi të zgjohej vetë nga gjumi. Ora kishte vajtur 08:00, kur ajo veçsë i kishte përfunduar. Azemi ishte dalë në dritare dhe po e shiqonte gruan, ai hapi dritarën dhe i tha; mirëmëngjsi oj e uruar, mirëmengjes Azem ja ktheu Ajo. Edhepse zakonisht unë i ujits pemët, nuk besoj që ndonjëherë i kam ujitur më shumë se t’i sot i tha Azemi. Ajo shpejtoi për të hyrë brenda, dhe kur hyri i tha; Azem vendosa t’i ujis unë sot pemët, sepse nuk desha të të bëj shumë zhurmë me makinën  e qepjes, pasi Ti gjithë natën nuk ke fjetur, duke u rrokullisur sa në njërin krah  e sa në tjetrin, dhe që kur ke ardhur dje nga shkolla nuk ke hapur gojën të flasësh asgjë, madje si shfletove as gazetat në internet, kur  të paktën pa lexuar ndonjë artikull gazete rrallëherë edhe bjen për të fjetur, e sidomos kur është fillimi i muajt dhe botohet revista mujore Mësuesi.


  Aaaa, ç’jeni edhe ju gjinia femrore. Deshe apo s’deshe nga fundi i barkut ta nxjerni- tha Azemi, duke kaluar nga dhoma e fjetjes për tek kuzhina. Dhe me tu ulur, Ai shtoi- unë nuk desha të të tregoj asgjë Teuta, por po e shoh që nuk bën pa biseduar më dikë e sidomos me ty, sepse thonë se kur bisedon e shprehesh me dikë që e do dhe e respekton, atëherë edhe kur i tregon për hallet që ke sikur ndjenë një lehtësim në shpirt. Azem, çfarë ke i tha Teuta, duke mos mundur të rrint ulur, e nga brenga që kishte për hallin e Azemit, dhe filloj disi te përgatis mëngjesin, duke e pasur vëmendjen te ajo se çfarë po thoshte Azemi. Ka kohë dalëngadalë që shoh një ftohtësi tek të gjithë të rinjtë e Kosovës, dhe kur i shihja në situata të tilla derisa po merrnin rrugën e mërgimit, pati filluar një lloj brenge, si rëndim shpirtëror, që çdo intelektual shqiptar do duhej ta ndjente, dhe ky rëndim që mbaj mbi supe e që rritej dita-ditës, sikur më është dyfishuar e trefishuar më shumë dje. Ende pa filluar ora e parë e procesit mësimor, kur e mora ditarin dhe koridorit të shkollës po shkoja si gjithëherë tek nxënësit e mi, Arsimi me mori në telefon, me tha babi të lutëm më dëgjo; disa herë kohëve të fundit kam filluar ta bëj këtë bised me ty por t’i e vëreje se çfarë doja të të thoja dhe para se të trgoja gjithherë devijoje bisedën. I thash fol Arsim. Ai filloj me një zë që herë- herë, i bllokohej duke më thënë unë gjithherë i kam dëgjuar këshillat tuaja, unë e dua vendin tim po aq sa ti babi, unë jam mirënjohës dhe fatlum që kisha një baba si ju, që me edukuat e arsimuat deri në graden e Masterit, por, më beso, jam lodhur duke punuar punën e kamarjerit nëpër kafiteritë e Prishtinës, duke i shërbyer çdo zonje e zotriu, madje zotrinjve e biznesmenëve që një fjali ta lexonin kishin vështirësi! Babi, më fal. Më fal, por mua nuk më ka mbetur rrugë tjetër veçëse të ik nga ky realitet i hidhur, i të gjithë të rinjve që e ka kapluar mbarë shqiptarinë. Unë nuk i thash asgjë, sepese nuk më dilet zë nga goja ime, ai mendonte se linja nuk funksiononte dhe duke ma bërë alo alo, edhe e mbylla telefonin!


  Hyra në klasë, duke u munduar, që nxënësit e mi mos t’i vërenin mimikat e mia, por pasi shënova orën në ditar dhe i pyeta se kush mungon, nxënësja: Ermira Berisha, më tha se mungojnë, Bardhi e Bardha, e pastaj mu drejtua me një zarf në dorë duke me thënë se prindi i tyre ia kishte dhënë në oborrin e shkollës për të ma  dhënë mua.


 Kur hapa zarfin dhe fillova ta lexoja, ishte prindi i nxënësve të mi, nxënësve binjak, Bardhit e Bardhës, në të shkruante: Mirdita mësuesi Azem, kërkoj falje që s’po mund të ju takoj individualisht e as të ju marr në telefon. Jo pse nuk kam kohë të ju takoj e as pse  nuk kam kredit në telefon, por thjesht s’po mundem. S’po mund t’ju takoj sepse pata fatin të isha nxënës i yti, e edhe ushtar i yti, duke të patur komandant togu. O njeri i vlerave, ku dhe meritat e mija në fushën e mjekësisë gjer te specializimi janë falë këshillave dhe edukimit e arsimit që mora nga ju. Unë e njoh shpirtin tuaj prej një atëdhetari e altruisti dhe vendimin tim të fundit e dij që s’do ta përkrahësh fare. E dij që s’do të të pëlqej, sepse shumë mirë i kujtoj ligjëratat tuaja si nxënës dhe si ushtar i yti, para se të shkonim në istikame, por shpeshherë edhe në istikame. Mirëpo, mësues nuk pata rrugë tjetër pos migrimin për në përëndim. E di që zemrën do ta coptoj me këtë lajm, por, ju duhet të më kuptoni,  nuk kam rrugë tjetër, nuk po mund ta gjej veten këtu, ndaj të lutëm më kupto. Shpresoj që pasnesër do të nisëm për në Gjermani, së bashku me familjen time të ngushtë. Pra, nëse ka mundësi të mi përgadisni fletëkalimet për Bardhin dhe Bardhën. Po të them Lamtumirë, duke i mbajtur në kujtesën time të gjitha ato virtyte që mbolle tek unë. Lamtumirë i shumërespektuari mësuesi Azem!


  E si të ndihësha dje kur mora këto dy lajme. Azem e vërej shqetësimin tënd, por ka afër një muaj që edhe Abetarja, po e ndjek kursin e gjuhës gjermane, dhe herën e fundit me tha që nuk po mund t’i tregoj babait, me siguri se edhe ajo këtë ide e paska tha- Teuta. Po, po, Gjermania, të gjithë të rinjtë e në veçanti specializantet e fushës së mjekësisë po na i merr, besa  nuk po don me mbet asnjë i ri në këtë Kosovën tonë të shkretë. Po, sigurisht atë ide e ka, se Abetarja studion mjekësinë dhe nuk ka çka i duhet gjuha gjermane asaj kur mjekësia e ka internacionale gjuhën latine. Po nejse, s nuk mund të ndikojmë në jetën e askujt, por unë këtë gjendje tek të rinjtë e Kosovës se kam paramenduar kurrë.  

  Azem ulu në tryezë dhe të hamë pak mëngjes. Po poprovoj pak, sepse sot mendoj të shkoj në shkollë këmbë, thonë që ecja të bën mirë dhe ashtu ka kohë që nuk kam shkuar këmbë në shkollë, në rregull, Azem. Pasi hëngrën mëngjes kur ora kishte dalë ca minuta nga dhjetë, Azemi ishte përgatitur për në punë, Teuta e pa se po del Azemi për në punë dhe doli së bashku më të për ta përcjellë. Ata u përshëndeten tek shkallët e shtëpisë së tyre, e vzhdoi të ecë, por kur Azemi qoi dorën për ta hapur portën e oborrit të shtëpisë kthej kokën, prapa dhe pa Teuten që po e përshëndeste me dorë, në ato qaste rëshqiti në kujtimet e tija të dikurshme, që ishin sa të dhimshme po aq edhe krenare. Kur për herë të parë kishte veshur uniformën e UÇK-së, e mbi supe mbante pushkën atomatike, në gjoks kishte vënë gjoksoren, me municion rezervë. Në dorë mbante çantën e mësuesisë me libra e planprograme si gjithherë, i përgatitur për të mbajtur mësim edhe në shtëpitë-shkolla, po qe e nevojshme. Veshi i tij sikur po e ndiente zërin dhe vrapin e Abetarës, që po vinte nga fundi i oborrit, babi babi,  më prit, më prit, të të shoh, çfarë ke veshur kështu, me këto rroba me lara. Sa bukur po dukësh, po shkëlqen, sidomos ajo ëmblema në krahërorin tuaj e në kapelën tënde. Por, ti me këso rraba nuk shkoje kurrë në shkollë, madje çfarë t’u duhet arama, në shkollë?! Ishte ky një prej kujtimeve kur mësuesi Azem, mori Abetarën, atëherë e vogël, që kishte veshur një fustan jeshil, e në dorë mbante një kukëll. I tha vogëlushja ime, nëse vij sot në mbrëmje do të të tregoj gjithçka sot shko tek mami dhe dëgjoe atë çfarë të thotë, e kishte puthur në të dya faqet duke ja përkëdhelur bistekun e flokëve të gjata prapa shpinës. 


  Atëherë kur mësuesi, kishte dalë nga oborri dhe po vazhdonte të ecte për në shkollë, ishin ato cicërimat e pandërprera të zogjëve me këngën e tyre, e aroma e luleve të stinës së bukur pranverore, të cilat e kthyen mësuesin nga kujtimet e tij të dikurshme, në gjendjen momentale, ai me vete thoshte:


  Diçka spo kuptoi, nxënësit e mi janë ata që sot po korrin suksese në mbarë Europën, si në shkencë, por edhe në sporte të ndryshme. Madje, madje shumë nga ta sidomos këta qe ikën viteve të fundit po i kalojnë edhe nga dy klasë. Edhepse po krenohem me sukseset e tyre, nuk po ndihem mirë, sepse nga sot klasa në të cilën unë po mbaj mësim, nuk do t’i ketë edhe dy yje, Bardhin e Bardhën, ku edhe numri i nxënësve ka rënë në 14, nga 32 që ishin gjithsejt atëherë kur u bëra kujdestar në klsën e parë! 


  Ai shkoi duke ecur thuajse në mes të fashtit, aty ku ishte fusha e futbollit në të cilën dikur loznin e gjithë rinia e fashtit, mirëpo me t’u afruar mësuesi filloi ta sodiste fushën duke filluar nga ana e djathtë e tutje, ku në kujtesen e tij shpaloseshin kujtimet edhe të fëmijërisë së tij. Ai po shihte se fusha që mbushur me therra dhe portat kishin mbetur shkretë në këmbë, ku rrjetat e portave veçëse ishin demuoluar të tëra. Thuajse më nuk kishte as kush të rinovonte e mirëmbante atë, kur papritmas nga ana e majtë e tij po e shihte xha Jusufin. O mirëdita xha Jusuf. Mirëdita mësues. Kaherë s’të kam parë në këmbë. Sot, xha Jusuf, kam vendosur të shkoj në shkollë duke ecur këmbë.  Po t’i çfarë po bën me atë sopatë. Eee, mësuesi ynë, me ka marrë në telefon mbrëmë nipi im, djali i djalit tim, djali  i Ilirit, e qe besa të dytë ishin nxënësit e tu. Iliri besa nxënës dhe ushtar i yti. Po, Xha Jusuf. Çfarë të tha Flakroni. Flakroni që kishte lindur në vitin 1999, në spitalin ushtarak të UÇK-së, i cili ishte i vendosur në zonën e lirë që kontrollohej nga UÇK-ja, Iliri ia pati vënë këtë emër, sepse po në atë ditë Kosova ishte mbytur në flakë lufte. Ai pati thënë që im bir lindi me emër ku e pagëzoi me emrin Flakron. Flakroni, mësues ka kohë që luan futboll në një nga ekipet e elites Gjermane dhe me tha se këto pushime të kësaj vere do të vijë, të ushtrojë futboll, në fushën ku babai im kishte kaluar rininë e tij duke luajtur futboll, sepse ne i kemi treguar edhe pse Iliri, studionte Elektron, dhe ishte apslvent i shkencave të elektros, ai e donte shumë futbollin. Mësuses çfarë ke, i tha xha-Jusufi, kur pa që nga sytë e mësuesit po rridhnin lotë pa ndërprerë. Xha Jusuf, dy pyetjeve tuaja që shpesh mi ke bërë unë gjithherë i kam ikur për t’u përgjigjur, por sot paska qenë ajo ditë, të bisedoj me ju. Ju me patët pyetur se pse varri i tim biri Ilirit, e keni lënë në kodrën tek Mrizi i Thanës. Ndërsa, më vonë më pytnit shpesh se kush po ja ndërron aq shpesh Flamurin tek shtiza e varrit të Ilirit, i cili ra dëshmor në vijën e frontit në luftën e fundit. Por, unë kurrë nuk tu kam përgjigjur e sot qenka ajo ditë kur unë do të të tregoj tha mësuesi që po i rridhnin lotët. 


  Atë ditë kur po qëndronim duke u bërë rezistencë pushtuesve në istikame. Unë isha tek pika e vëzhgimit, kur pash që Aliu dhe Gjergji, po e tërhiqnin, një ushtar të plagosur rëndë, unë i sinjalizova ata se po e thirri ekipin e ndihmës emergjente që rrinin mbrapa istikameve tek Bliri i Madh. Aliu më tha; Komandant, është kërkesa e Ilirit të takohet me ju, dhe ata e sollën tek unë. Edhepse edhe Gjergji, kishte marrë një plagë në krahrorin e majtë, ndosha jo shumë të rëndë në krahasim më atë të Ilirit. Iliri më tha mësuesi e komandanti im dua që unë të ndërroj jetë duke e vënë kokën në prehërin tënd. Sikur të ishe prindi im dhe do ta lë një amanet, kur unë vendosa kokën e tij në prehërin tim, Ai, nga gjoksi nxori një flamur me shqiponjën dykrenare, me tha dua që kufomën time të ma mbuloni me këtë flamur që është ruajtur në kullën e familjes sime për dekada më radhë. Por, mësues po ta lë amanet, që varri i tupit tim të jetë në kodër tek Mrizi i Thanës, nga atje mund të shoh të gjithë duke e gëzuar lirinë, dua ta shof lojën e futbollit që do ta bëjnë rinia e fshatit, por ndoshta do ta shoh edhe Flakronin, duke u rritur e lozur me bashkëmoshatarët. Dua ta shoh lumin duke rrjedhur, dhe gjithë bukurinë e këtij fashti më të cilën nuk ngopësha kurrë. Ndërsa, flamurin tek shtiza e varrit të tij e vendos unë dy herë në vit në çdo përvjetor të tij dhe me 6 Mars, kur është dita e dëshmorëve të Kosovës, kjo sepse ai e deshi shumë flamurin dhe atdheun. 


  Xha Jusufi, edhepse e dëgjoi një histori shumë të rëndë e të panjohur më parë dhe mjaft të dhimbshme, kjo sepse nga ky rrëfimi i mësuesit bëhej fjalë për birin e tij. Ai ishte një burrë i fortë dhe përmbahej, hezitoi të mësonte edhe diçka duke i thënë, por mësues ditarin e tim bir, përse nuk ma dhuruat mënjëhere pas lufte, njëjtë sikur rrobat dhe armën e tij,  por ditarin ma dhatë në vitin 2004? Ishte edhe kjo një nga kërkesat e Ilirit, që atë ditar t’ua jap më vonë, sepse ai ditar ka pëmbajteje emocionale. Është e vërtetë, sepse unë duke mos mundur ta lexoj më shumë, kam lexuar vetëm një faqe të tij, ku me kujtohet që Iliri, kishte cituar ligjëratat tuaja duke u dhënë moral të fortë ushtarëve, duke i përmendur edhe vargjet e komandantit, Agim Ramadani:

"Mu shterrshin sytë nëse pushoj

Lirinë tande me ëndërrue

Mallkue qoftë gjaku im

Nëse m’vrasin pa luftue".

  Por, mësues unë e dij që ju merreni me shkrime dhe a do t’ia kushtoni një shkrim këtij ditari. Xha Jusuf, edhe pse mua më pëlqen të shkruaj për anën time profesionale të mësimdhënies për proceset pedagogjike, didaktiko-metodike, fati e deshi që të jem pjesë e këtij vendi dhe e këtyre ngjarjeve. Pa dyshim që në shkrimet e tregimet mija artistike të radhës do ta kem një tregim për ditarin e ushtarit tim. Ata të dy u përshëndetën. 


   Mësusei vazhdoi rrugën për në shkollë, duke tundur kokën e thënë me vete; eeeee, po de po qfarë të bëjmë?! Nuk kemi çka të bëjmë, andaj edhe jemi këtu ku jemi sot!  Por, sido që të jetë të paktën në punën time, nuk kam asnjë njollë dhe askush nuk mund të bëjë me gisht nga unë, sepse unë gjithherë e kam vënë ndërgjegjjen para së të veproja! Nuk ishte edhe aq e lehtë puna e misionarit të shenjtë, por të paktën deri këtu jam krenar dhe mburrem me punën dhe kontributin tim si mësues, por edhe për kontributin në detyren ndaj atëdheut e pata borq për, të cililat si shëmbull, ndoshta më vonë do të shkruhen tregime, novela apo ndoshta edhe romane. 


 Pasi mbërriti në shkollë ai shkoi në kabinetin e Pedagogut të shkollës, për t’u këshilluar, se si të vepronte sot në klasë e të merrte një nga këshillat më të mira edukative nga ai, sepse e dinte që do të kishte pyetje të pandërprera nga nxënësit për largimin e Bardhit e Bardhës. Megjithatë, ndër këshillat që i dha Pedagogu, ishte që pasi së bashku me nxënës po e ndienin mungesën e Bardhit e Bardhës, t’u lutet nxënësve që së bashku me ta, t’i mbulojnë të gjitha ato zbraztira që do krijoheshin nga mungesa e Bardhit dhe Bardhës. Me të hyrë në klasë ishin ato pyetjet e tyre. Mësues garat e sportit për nder të ditës së shkollës në nivel shkolle po fillojnë javën e ardhshme, andaj kush do ta plotësojë numrin e lojtarëve, sepse ne nuk kemi djemë të mjaftueshëm më në klasë, dhe cilit nga ne do t’ia besoje të jetë në pozitën e sulmuesit. 


  Rinesa, shtoi tutje; mësues, pasi Bardha, nuk do të vijë më, kujt do t’ja japësh rolin e gjyshës, në dramën që klasa jonë ishte duke e përgatitur për nder të ditës së shkollës. Mesuesi, Azem që rëndë i përjetonte pyetjet e nxënësve të tij, veproi sipas këshillave edukative të dhëna nga Pedagogu. Djemëve për t’iu dhënë kurajo, u tha që Rinori, do të kalojë në pozitën e sulmuesit, Luani në pozitën e Rinorit, ndërsa në mungesë të një lojtari nëse ju më pranoni në ekipin tuaj do të luaja unë me shumë dëshirë. U shpreh kështu mësuesi. Vetëm duke u munduar ta largonte nga nxënësit atë thyerjen shpirtërore, derisa djemtë e klasës së tij të gjithë brohoritën me poooo. Ndërsa tek vajzat, do të bëjmë ushtrime dramatike pas përfundimit të orës së katërt, e do ta shohim se cila nga dy vajzat që nuk janë të përfshiera në dramë i përshtatet më mirë rolit të gjyshës. Mësuesi tha me vete, faleminderit Pedagog, sepse duke parë që isha në një trazirë shpirtërore, nga këto përjetime, me dhe një mundësi për të dalë me një zgjedhje më e mira e mundshme, duke mos shpërthyer ndjenjat e mia si të disa nxënësve që nuk mundja t’i shikoja duke lotuar.


16.03.2018

Ora: 08: 51


Pedagog: Ma. Sc. Petrit Islami


(Portali Shkollor)

6,110 Lexime
6 vjet më parë