Poezi

"Përjetimi i 7-Marsit!"

Kjo poezi i kushtohet emocioneve që të dhurojnë nxënësit për "7-Marsin" dhe është shkruar nga mësuesi Gëzim Dalliu. Zërat e hareshëm të nxënësve dhe urimet e tyre me fjalë zemre emocionuan mësuesit.


E ku ka gjë më të bukur se të jesh në gjirin e tyre dhe të festosh me ta! Festa është e jona, por gëzimi është i tyre. Duke marrë  shkas nga këto përjetime, dua t’iu uroj të gjithë nxënësit suksese  në rrugën e dijes!

      

Përjetimi i 7-Marsit! 


Një tufë lule dhuruat   

brenda buronte një urim.

Ju përsëri s’më harruat.

kësaj dite i dhatë gëzim.


Si flutura  fluturuat

Ai mëngjes mori jetë.

Urimin, gëzuar përçuat

si një uragan i vërtetë.


Me mall më përqafuat

Ju dhuroni vetëm jetë.

Festën e mësuesit bekuat

bota juaj është si një det.


Lot gëzimi më rodhi në faqje

Në mesin tuaj mora zemër.

Ju jeni si pëllumba paqje

nga ju e kam këtë emër.


Gëzimi i dukej nga sytë

urimet tuaja më dhanë shpresë.

Në shpirt ju më hytë

te ju gjithmonë do mbesë.


(Gëzim Dalliu, Portali Shkollor)

2,734 Lexime
6 vjet më parë