AKTIVITET

Pikturat në gur

Pikturat në gur përcillnin mesazhet: “Gjeni rrugën tuaj”; “Gjithmonë jini të hapur ndaj miqësive të reja”. Secili gur është unik, ashtu siç është çdo njeri.

Nxënësit e shkollës fillore në klasën e pestë Sharon në Newburgh pikturuan gurë, duke vizatuar në to figura të ndryshme, personazhe, etj. Projekti u konceptua nga mësuesja e artit Jessica MOYES, dhe sponsorizohet nga një fondacion lokal që financon projekte unike.


Pikturat në gur përcillnin mesazhet: “Gjeni rrugën tuaj”; “Gjithmonë jini të hapur ndaj miqësive të reja”. Secili gur është unik, ashtu siç është çdo njeri. Secili mund të japë kontributin e tij, në mënyrën e vet, sepse ka vetëm një “ju” në këtë botë të madhe dhe diverse. Të gjithë janë të impresionuar nga ky projekt. Në këtë projkët morën pjesë shumë nxënës.


Fëmijët rriten më së shumti në shkollën fillore, jo vetëm fizikisht, por edhe si individë. Kjo është koha kur krijohen miqësi të rëndësishme dhe kur fëmijët fillojnë të kapërcejnë situata të ndërlikuara sociale. Ky aktivitet shërben edhe si një kujtesë për ta, sepse gjërat e veçanta kanë aftësinë ta ndryshojnë botën. Në këtë projekt nxënësit përdorën materiale të thjeshta, por mesazhet që ato përcjellin janë shumë të fuqishme.

(Përshtati P.Shtini; Portali Shkollor)

3,108 Lexime
5 vjet më parë