Krijime

Poezi atdhetare nga mësimdhënësi Selim Tahiri

Tani që po afrohet festa e 28 Nëntorit, mësimdhënësi Selim Tahiri nga SHMP “Abdyl Ramaj” ka përgatitur dy poezi për këtë ditë të shënuar historike.

Jam shqiptar e kosovar


Sot e pyeta veten;

Çka jam unë?

Ilir a dardan?

Shqiptar a kosovar?



Gjyshi më kish dëgjuar

M’u afrua ngadalë:

“Je shqiptar” - më tha,

dhe kosovar”

Mbi kokë ma vuri plisin e bardhë.



Pastaj mbi supe ma vuri

flamurin kuq e zi,

Më puthi në ballë.

"Ah! Sa bukur po të rri! - më tha.

U bëre pika e djalit!

Me plisin e Isa Boletinit

Me flamurin e Ismail Qemalit."



"O gjysh" - i thashë.

Po ç'janë këto ngjyra kaq të zjarrta?

Po kjo shqiponjë, syhapur që po rri?



Shqiponjë e madhe në flamur

është vetë nëna Shqipëri,

Ngjyra e kuqe është gjaku i trimave,

Gjak i derdhur për liri.



Jam shqiptar e kosovar.

E gjithë bota le ta dijë,

Më rrah zemra për  Kosovë,

Më vlon gjaku për Shqipëri.

 






Për ty o i bukuri flamur


Sa të lumtur jemi sot

Në këtë festë të madhe

Tirana e Prishtina

Shkupi e Ulqini

Kuq e zi janë veshur,

Të gjitha trojet shqiptare.



Për ty, o i bukuri flamur,

Hedhim valle e këndojmë

Ata që të ngritën lart,

Me nder i kujtojmë.



I madhi Skënderbe,

Në Krujë të ngriti i pari,

Në Vlorë,

plaku i urtë Ismail Qemali

Në Prekaz,

Me gjak të skuqi Adem Jashari.



Sa bukur ti sot po valëvitesh

Në fshatra e qytete

Në fusha e maja mali,

Të duam shumë!

Të mbajmë në zemër!

Të ruajmë si sytë e ballit.




Nga: Selim Tahiri, mësimdhënës në SHMP “Abdyl Ramaj”, Shirokë

 

Foto nga: @shkelqimart 

 

Përgatiti: Era Baliu, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën

 

©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.  

3,611 Lexime
3 vjet më parë