Poezi

Poezi nga mësuesi Gezim Dalliu

Ndër pasionet e mësues Gëzim Dalliut është edhe shkrimi i poezive. Sjellim dy krijime të tij, dedikuar ndjenjës së dashurisë "Dashuria tund malet" dhe "Më more..."


Dashuria tund malet


Dashuria tund malet,

lind nga shpirti dhe buron.

Si një lumë ajo s’ndalet

të gjithë trupin e përshkon.


 Lind vetiu si yll nate,

shkëlqen Dielli,hedh rreze.

Të ngjit vrap, në monopate,

është si zjarri, sapo ndeze.


Mbush gjoksin plot me erë.

tërë natën të rri ndër sy.

Porsi flutur në Pranverë,

bashkon zemra, vetëm dy.



Më more...


Më more sytë, më verbove.

si rreze Dielli në ditë vere.

Nuk e di si ylber ndriçove,

erdhe flutur si ditë pranvere.


Më more zemrën, më copëtove,

më dehu era si aromë trëndafili.

Me more mendjen, më shërove,

në sy u pikturove si lule Prilli.

 

Më more ëndrrën dhe notove,

mes dallgëve ku kisha rënë.

Zgjate dorën më shpëtove,

 fjalën magjike duke të thënë.




Nga Gëzim Dalliu, shkolla 9-vjeçare Shezë Peqin

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

915 Lexime
1 vit më parë