Poezi

Poezia - nga mësuesja Drita Topjana

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Poezisë me këtë poezi të mësueses Drita Topjana kushtuar kësaj dite. 

Poezia


Poezi pragut të derës,

poezi përplasjes së erës,

poezi skandalit të dhunës,

poezi shfrytëzimit të fëmijëve.


Poezi trishtimit dhe mjerimit,

poezi brengës së prindërve,

poezi kurbetit të rinisë,

poezi varfërisë shpirtërore.


Poezi fryt i lirisë, 

poezi simbol i pavarsisë,

pse në vuajtje shfaqesh ti?!

Poezi ti je shpëtim.


Poezia shpirt i lirë! 

Ti je vetë lumturia,

te ti gjejmë qetësinë,

ti je paqe,

ti je vetë dashuria.


Ti je lulja e pranverës,

je si flladi i ngrohte i verës,

ti je gjethja e artë e vjeshtës,

je si mbretëreshë me vellon e dimrit.


Ti je vetë pasuria,

shpëtimtare e shpirtit të lirë,

zemërbujare me përjetësinë,

të gjithë i mund veç POEZIA.


Autore; Drita Gjaci Topjana

21.3.2021/ Tiranë



©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,368 Lexime
3 vjet më parë