KRIJIM

Poezia "Një zemër e thyer"

Poezi nga Alteo Kasaj, nxënës në gjimnazin "Petro Nini Luarasi”. Një ndër pasionet e Alteos është letërsia, ndaj ai ka zgjedhur të lëvrojë poezinë. Ju ftojmë të lexoni krijimin e tij.

Një zemër e thyer.


Zemra ime për ty përditë mejtohet

Më thotë të çohem dhe të gëzohem

Po jeta ime pa ty s’jetohet

Se ti ike dhe m’u largove

Si një dritë ti u fike

Një ëngjëll atë natë për mua u ngrit

Ama zemrën time e boshatise

Dhimbja zuri vend në zemrën time

Për një çast gjithçka ndaloi

Gjithë qenia ime për një çast pushoi

Lotët binin pa pyetur a mudesha më

Ajo natë më shkatërroi

Një moment qe vetëm një

Ama ajo e ndryshoi jetën time

Ajo e mori më të mirën në qenien time

E si të ngrihem kur s’kam forcë të luftoj

E si të ngrihem kur unë veç po vajtoj

Kur zoti të mori me vete

Ai të mori me qëllim

Ti tani je ëngjëlli im

Në zemrën time ti do jetosh gjthnjë

Dhe kurajo ti do më japësh përherë

Se sa herë unë jam vetëm praninë tënde e ndjej

Ti kurrë nuk më le vetëm

Në çdo moment ti je me mua

Sot do ta lë dhimbjen

Por jo se do të të harroj

Gjithmon do të të kujtoj. 



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,266 Lexime
3 vjet më parë