“Pranvera do tё vijё” nga Shahbaze Vishaj Grajçevci

“Pranvera do tё vijё” është shkrimi letrar i Shahbaze Vishaj Grajçevci , me të cilin ajo merr pjesë në konkursin “Antologji kujtimesh”, i mundësuar nga Albas-i.

“Pranvera e Lirisё do tё vijё, se Liria ёshtё Jetë, e Jeta ёshtё Pranverё”. 

Ishte viti 1999-2000, ku pas luftёs sё fundit nё Kosovё, tё mbijetuarit dhe tё dёbuarit me dhunё nga vendi (shqiptarёt), me shpirt tё vrarё e zemёr tё copёtuar, mboldhën forcat tё kthehen dhe tё vazhdojnё jetёn me ato gjёra qё u kishin mbetur.  


Shkolla jonё kishte pësuar të njëjtin fat si shumё shkolla tё tjera nё Kosovё, tё djegura e të shkatёrruara nga pushtuesi, por entuziazmi dhe dashuria pёr nxёnёs nuk u shua kurrё. Pёrkundrazi “Jeta nё robёri” me shekuj tё tёrё, tё kalitё, tё bёn mё tё fortё, qё t’u bёsh ballё furtunave tё ndryshme, pavarёsisht se nga kush vijnё.


Kёtё kalitje e brumosёm thellё brenda nesh me vite e shekuj, duke u pёrballur me Bajlozё tё shumtё nga çdo anё. 

Pas luftës ishte dita e parё qё po hyja nё oborrin e shkollёs, e cila dukej krejt ndryshe nga ditёt e paraluftёs, ku çdo gjё kishte frymuar e gjallёruar. Ngadalёsova hapin dhe e përlotur vёshtroja rreth e rrotull. 


Isha aty, nё Kalanё e Diturisё, ku yje e yllnaja tё sё ardhmes sonё, dikur na prisnin me buzёqeshje e na pёrqafonin fort me ato duart e tyre tё vockёla, duke na pёrshёndetur: 

-Mirёmengjesi arsimtare...

e fjalё tjera tё ёmbla, qё veç ata dinё t’i thonё. I afroja afёr vetes dhe unё, i pёrqafoja duke i përshëndetur: 

-Mirёmengjesi dhe pёr ju, tё dashur nxёnёs! 

Kёshtu duke soditur oborrin e heshtur tё saj, papritur dёgjova disa hapa, tё cilёt më tёrhoqën vёmendje dhe kujdesshёm ktheva kokёn pёr tё parё se kush po vinte. 

Ishte arsimtarja Ajshe, me tё cilёn reaguam çuditshëm njёzёri: 

-Gjallё je!?... 

Mё pas u pёrshёndetёm ngrotёsisht me njёra-tjetrёn dhe nisi bashkëbisedimi me kureshtjen e parë:


- A keni shpёtuar tё gjithё? - pyeti arsimtarja Ajshja.

- Po, familja e ngushtё po, por nga farefisi dhe miqtё kemi shunё tё vrarё e tё zhdukur- iu pёrgjigja.

- Po ju? - pyeta.

- Edhe ne familja e ngushtё gjallё jemi, por nga familjarё kemi shumё tё vrarё- foli  Aishja.

- Ku ishit gjatё luftёs? - e pyeta.


- Ishim nё Shipёri. Na dёbuan me dhunё gjithё fshatin... dhe buza nisi t’i dridhej nga kujtimi pёr dёbimin. Kёtu ndaloi njё çast, mori frymё thellё dhe vazhdoi: 

-Ështё histori e gjatё kjo!...


- Po ty, ku tё zuri rrufeja? – më pyeti Aishja.


- Mos pyet fare… Tё gjithё banorёt e pallatit tonё dhe pallateve tё tjera afёr lagjes “Muhaxherё“, (kёshtu e quanin qytetarёt), na ka dёbuar njё komshi i yni (serb), i cili jetonte nё katin e tretё tё po kёtij pallati. Aty nga ora pesё e mёngjesit, tё gjithё dolёm nga pallati, pa patur kohё as tё vishemi e mbathemi si duhet, morëm rrugёn e... 


Tetёmbёdhjetё ditё e netё i kam kaluar nёn qiellin e hapur aty, afёr Hanit tё Elezit- i thashё. 


Nga ky dialog na ndёrprenё kolegё e kolege tё punёs, me tё cilёt u pёrshёndetёm dhe filluam bisedёn pёr jetёn tonё gjatё luftёs. Shkolla, ku unё punoj ёshtё buzё rrugës Prishtinё-Mitrovicё, kilometri i 11-tё, nё fshatin Milloshevё, komuna e Obiliqit, fshat ky me bukuri tё rralla natyrore dhe pasuri tё mёdha jetёsore, i cili para lufte ndёrtohej e zhvillohej çdo ditё nga banorёt e kёsaj ane. 


Sot, gjithçka duket ndryshe. Vetёm aty-kёtu tymon oxhaku i ndonjё shtëpie qё i ka shpёtuar barbarisё serbe, kurse tё tjerat duken tё shkreta dhe tё dhemb shpirti, kur e kupton se jeta ka ndaluar ritmin e saj. Teksa po bisedonim dhe shikonim vendin, erdhën pranё nesh disa nxёnёs, tё cilёt me të shpejtë na u hodhën nё kraharorё dhe me lotёt qё na rridhnin rrëke faqeve i shtrёnguam fort me krahёt tanё tё lodhur nga lufta, duke i uruar: 


-Mirё se erdhёt tё dashur nxёnёs! 

Takimi me ta nuk ishte i lehtё, sepse rrethanat ishin krejt të tjera nga ato qё ishim mёsuar mё parё. Edhe pse ishim tё mallёngjyer pёr tё gjithё, biseda me ta tregonte dhembjen dhe vuajtjet, të cilat secili i kishte përjetuar nё mёnyrёn e tij. Mё pas u thashё: 


- Mirё qenkeni tё gjithё!

- Po, po - u pёrgjigjën si tё ndrojtur.

- Po ti, Era, si i ke tё tjerёt nё familje? - e pyeta.

- Mirё, arsimtare. Babai ka dalё nё male me shokё.

- I lumtё atij dhe shokёve tё tij! – i thashё Erёs. 

- Ylli, si ke kaluar ti, gjatё kёsaj periudhe?

- Kemi qenё tё gjithё nё male... dhe lotёt i shkonin çurk.

- Nё male ka qenё e gjithё Kosova! - shtoi Sevdija.

- Po nxёnёsit e shkollёs sonё, a i kemi tё gjithё gjallё? - pyeti Fidaija.

- Arsimtare... heshti pak mёsuesja Dafinё dhe vazhdoi. 


-Kam dёgjuar se dy nxёnёs tё shkollёs i kanё vrarё, por nuk mё besohet se shumё herё kanё dhёnё lajme tё pavёrteta, ndaj edhe ky mund tё jetё i tillё! 


Kёtu pёrfunduam bisedёn me nxёnёs duke ju thёnё se sё shpejti do tё njoftoheshin pёr fillimin e vitit shkollor. Shpresёn pёr tё filluar mёsimin pas pak ditёsh na e shtuan disa prindёr, tё cilёt kontribuan nё rregullimin e dyerve dhe dritareve tё disa klasave pёr tё nisur procesi mёsimor deri nё ndёrtimin e shkollёs sё re. Pas gjashtё ditёsh filluam mёsimin me nxёnёs, tё cilёt po fluturonin nga gёzimi (siç fluturojnё zogjtё nё qiell tё lirё), me entuziazёm tё madh pёr suksese tё reja. Ndihesha shumё e lumtur se po vazhdoja rrugёn e dijes me ushtarёt e saj. E nisa ditёn e parё me nxёnёs, aty, ku muaj mё parё lufta nga Korbat e Zinj gjithçka kishte pёrmbysur, por qё tashmё kishin marrё rrugёn pakthim.


Ҫdo ditё e mё shumё qё punonim shtohej besimi, krenaria dhe dashuria nga tё gjithё pёr njohuri tё reja.  

Lexonim… analizonim… hartonim… thurnim vargje… recitonim… e kёshtu nisi tё kthehej jeta nё shkollё. 

Javёn e dytё tё mёsimit e nisa me mё shumё kënaqësi, sepse gjёrat po rridhnin mё mirё. Kur po shkoja nё orёn e dytё tё mёsimit nё klasёn e VIII/2, para se tё hyja brenda, Majlinda (nxёnёse e sё njёjtёs paralele) mё pyeti:

-Arsimtare, kur do tё pёrgatisim program pёr...?... dhe sikur fjala i mbeti nё grykë...

Thuaje Majlindё. Mos hezito.

Veç pyeta! - u shpreh ajo.

Mirё bёre, mirё. Do tё pёrgatisim program. Mos u shqetёso. Do tё punojmё me shumё pёrkushtim! – i thashё. 

Hyra nё klasё dhe po i vёshtroja herё pas here nxёnёsit, tё cilёt sapo kishin filluar ta ndjenin aromёn e librave. Fillova me orën mёsimore me temën: 


Ese: ”Liria ёshtё jetё”, ku u dhashё disa nga sqarimet e duhura dhe mё pas tё gjithё nisёn tё shkruajnё. I ndiqja nxёnёsit nё hartmin e esesё duke anlizuar ndonjё nga mendimet- fjalitё e tyre tё shkruara. Mё bёri pёrshtypje fjalia e nxёnёses Nazmije, e cila kishte shkruar:


-Liria i ka rrёnjёt nё gjak, sepse ne shqiptarёt vazhdimisht kemi derdhur gjak pёr liri, pёr atdhe, pёr gjuhё, komb...

E shikova Nazmijen dhe sytё po i shkёlqenin nga gёzimi, kur unё e pohova me kokё se ishte bukur. 

Nё bankёn e dytё afёr derёs sё klasёs ishte e ulur Bardha, e cila nё mes tjerash kishte shkruar:

-Lirinё nuk ua solla unё, por e gjeta nё mesin tuaj, Skёnderbeu- Kryetrimi i shqiptarёve. 

-Tё lumtё! Ju lumtё tё gjithёve! – u thashё dhe tingulli i zilёs sinjalizoi pёrfundimin e orёs. 

Sapo nisa orёn e pestё tё radhёs, nё klasё ia behu mёsuesja Dafinё, e cila me zёrin paksa tё dridhur m’u drejtua: 

-Njё ish -nxёnёsi juaj kёrkon tё flasë me ju!

Lё tё vijё kёtu, se nuk do t’i lё vetёm nxёnёsit! - ia ktheva. 

Nga pamja e mёseueses kuptova se kishte njё brengё, por qё nuk po ma thoshte dot. Doli dhe pas saj nё klasё hyri ish -nxёnёsi im, tё cilit ia mbaja mend vetёm mbiemrin. Më foli: 

-Ndoshta më keni harruar, arsimtare! Jam nga Morinёt. Erdha tё flas diçka me ju dhe lotёt s’po mund t’i ndalte dot. Mё trembi pak dhe u afrova ngadalё pёr ta qetёsuar e pёr tё kuptuar se pёr çfarё bёhej fjalё. 


-Mё thuaj, ç’ka ndodhur se po mё frikёson? - i thashё.

-Arsimtare, Shkёzenin e Fidaimin i kanё vrarё.- foli 

-Si? Kush tё tha? Mos ke dёgjuar gabimisht? – vijoja ta pyes

-Ështё e vёrtetё, arsimtare. I kam parё mё pas vetë mbetjet tyre. I kanё djegur nё shtёpi. I kanё...

-I kanё djegur, the? – pyeta e shokuar. 

-Po....

-I kanё djegur- ishte lajmi qё pёr njё çast mё ndali frymёn. Dhe pas kёtij lajmi asgjё mё nuk shkoi siç duhej. 


Ditёt kalonin e vujatja pёr nxёnёsit e vrarё sa vinte e rёndonte mbi supet tona. Kёshtu pas dy muajsh, pikёrisht mё 28 Nёntor- Ditёn e Pavarësisë sё Shqipёrisё, ne pёrgatitëm njё program artistik pёr nder tё kёsaj date, ku mes tjerash pёrgatitëm shfaqjen teatrale me titull: ”Pranvera do tё vijё”, e autorit R. Sheqiri.

Pёr rolet e kёsaj drame si: Trimi, Iliri, Drita, Gjyshja, Genci, Ariana, Shkёmbi etj, thuajse nxёnёsit vendosën vetë. Mjalinda ishte e para qё e mori rolin e Gjyshes. 


-Je e sigurt se mund ta luash mirё kёtё rol-e pyeta?

-Po, - m’u pёrgjigj.

-Po rrobat, ku do t’i gjesh?

Do t’ia marr gjyshes. Mos ke merak, do tё dukem tamam si ajo, gjyshja nё dramё- trimёreshё. Edhe qёndrimin, gjestet do t’i bёj si tё asaj.

-Tё lumtё moj e mira, Majlindё!

Ndёrsa Era kёmbёngulte nё rolin e Dritёs, e cila e kishte pasion pёrgatitjen e ushqimeve, sidmos tё atyre tradicionale. 

-E ke menduar mirё kёtё rol? - e pyeta

Shumё mirё e kam menduar arsimtare. Unё i ndihmoj nёnёs nё pёrgatitjen e ushqimeve, kёshtu do tё bindesh se vёrtet gatuaj mirё. Edhe unё dua si Drita nё dramё tё pёrgatis ushqime pёr luftёtarёt e lirisё.

-E lumja unё pёr ty, moj Era! Paç sukses!

Ylli ishte njёri nga nxёnёsit mё tё shkathёt tё shkollёs, kёshtu qё ai kёrkonte rolin e Trimit, sepse edhe babai i tij nё kohё lufte kishte luftuar nё Malet e Pashtrikut, ndaj ky rol do t’i shkonte mё sё miri, mendonte ai.

-Si mendon Ylli, ke guxim ta marrёsh kёtё rol? Ështё pёrgjegjёsi e madhe, prandaj po tё pyes?

-Kam besim se do tё dalё siç duhet. E di se pёrkrahja e juaj do tё jetё e madhe dhe suksesi nuk do tё mungojё. Shpresoj shumё se babanё tim e kam idhull nё luftё pёr liri tё Kosovёs, i cili nuk u tremb nga plumbat e armikut dhe si ai trimi nё dramё!- tha Ylli.

Po rrobat ku do t’i gjesh, Ylli?

I kam tё babait, arsimtare. Kam edhe pёr shokё tё tjerё, nёse duhet.

-Tё lumtё, o Yll-Trimi!

Po, ti Visar, pse rri mendueshёm?

-Deshta ta luaj rolin e Shkёmbit arsimtare, mё shumё pёrkushtim e dashuri!- foli ai.

-Ashtu? Shkёmbi ёshtё shkёmb Visar, prandaj...

-Edhe unё jam si Shkёmbi, arsimtare. Nuk thyhem fare dhe do tё qёndroj shkёmb para çdo furtune.

Flaka ishte mbёshtetur nё murë dhe po ndiqte me vёmendje ndarjen e roleve, kur pa u menduar u afrua e me pyeti: 

-A mund ta luaj rolin e Arianёs, arsimtare?

-Je e sigurtë pёr kёtё rol?

-Po, shumё. Mё pёlqen t’i ndihmoj njerёzit nё çdo rast.

-Bukur fёmijё! Tani duhet punё qё shfaqja tё dali vёrtet siç duhet. Ushtruam dhe vargje kushtuar Shkёlzenit, Fidaimit e shumё tё rёnёve tё tjerё pёr liri. 

Kёshtu, programi u dha nё Ditёn e Flamurit, ku vargje, kёngё, valle u mirёpritёn nga tё pranishmit me duartrokitje tё shumta. 

Ajo qё ngjalli emocione, mall, dhembje dhe krenari te tё gjithё ishte Akti i fundit i shfaqjes teatrale: ”Pranvera do tё vijё”, ku aktruan:

Ylli- Trimi: 

-S’paskeni dёgjuar? Tani do ta shihni se kush jemi ne...Pёrpara djem e vajza!...

Mjalinda-Gjyshja: 

-Ah, Trimi i nёnёs!...

Visari-Shkёmbi: 

-Lavdi tё gjithё tё rёnёve pёr liri!

Ylli- Trimi: 

-Qenke veç gjak moj bijё.

Majlinda-Gjyshja: 

-Tё gjithёve kёshtu na kanё bёrё me litar tё lagur.

Ylli-Trimi: 

-Tё gjithё tё lёnduarve do t’u ndihmojё infermierja. Ajo do t’ua lidh plagët.

Flaka-Ariana: 

-Arianё mё quajnё, xhaxhi Trim.

Ylli-Trimi: 

-Po, Ariana, kёshtu fitohet liria.

Flaka-Ariana: 

-Po, xhaxhi Trim, po...

Ylli-Trimi: 

-Ta mbash mend: Me lule vjen pranvera moj Ariana, kurse me gjak vjen liria...

-Ju lumtё nxёnёs! Ju lumtё!

-Pranvera erdhi!... 

-Erdhi Pranvera e lirisё! 

Dhe ne, vazhduam nga ajo ditё e deri mё sot tё ecim së bashku drejt sukseseve tё reja. 




Shahbaze Vishaj Grajçevci

Shahbaze Vishaj Grajçevci (Pejë, 1962), ka kryer studimet për Gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës. Punon në Shkollën e Mesme të Ulët ”Hasan Prishtina”, në Obiliq (Kastriot). Me shkrime filloi të merret qysh si nxënëse e shkollës fillore. Botoi në gazeta dhe revista që dalin në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Është laureate e shumë shpërblimeve letrare. Shkruan poezi e prozë për fëmijë dhe të rritur, si dhe kritikë letrare, ese, publicistikë etj. Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikane, anëtare e Akademisë së Shkencave Shqipatro-Amerikane. Shahbaze Vishaj Grajçevci jeton dhe vepron në Prishtinë dhe New York.   



©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,014 Lexime
6 muaj më parë