eTwinning

Projektet kurrikulare krijojnë aftësi të sipërmarrjes

Sipërmarrja është një kompetencë kyçe, tërësore dhe e rëndësishme që përfshin brenda saj njohuri, aftësi dhe qëndrime të caktuara, të cilat mundësojnë që të rinjtë të përballojnë sfidat e shekullit XXI.

Pse shkollat duhet t'i bashkohen #eTwinning,

Komunitetit më të madh të shkollave në europë?

Sipërmarrja është një kompetencë kyçe, tërësore dhe e rëndësishme që përfshin brenda saj njohuri, aftësi dhe qëndrime të caktuara, të cilat mundësojnë që të rinjtë të përballojnë sfidat e shekullit XXI.


Projektet kurrikulare krijojnë aftësi të sipërmarrjes

Projekti kurrikular është një mënyrë që i jep zgjidhje një situate, së cilës nxënësit nuk i gjejnë dot përgjigje. Ai i përball nxënësit me situata të pahasura prej tyre, duke i aftësuar për të menduar në mënyrë krijuese dhe kritike, për të vepruar guximshëm e për të ndërmarrë iniciativa të reja individuale.


Nëpërmjet eTwinning ky projekt kurrikular, duke i tejkaluar projektet në nivel klase e shkolle, ngrihet e përhapet në nivel kombëtar e ndërkombëtar, ku shkollat bashkëpunojnë midis tyre për realizimin e tij me sukses.


Ju mund të regjistroheni duke klikuar këtu


(Rovena Hoxha, Portali Shkollor)

1,082 Lexime
1 vit më parë