KRIJIM

Prozë "Rrëfimi"

Në hapësirën e dedikuar nxënësve, shpeshherë ndeshen talente në shumë fusha, ashtu si Anja Sadikaj, nxënëse e gjimnazit "Petro Nini Luarasi", e cila ka shfaqur shumë aftësi në të shkruar, duke u paraqitur me një krijim në prozë.

Mesnata dukej më e gjatë se zakonisht. Shiu sapo kishte pushuar, duke i dhënë atmosferës një tipar të ftohtë dhe drithërues. Ishte errësirë. Vështirë të shihje në këtë orë të natës në lagjen e “shkretë”. Çuditërisht ishte qetësi, tepër qetësi.

 

Megjithatë, jo shumë larg prej këtej mund të dëgjohej shumë pastër zhurma e hapave të dikujt duke vrapuar. Duke vrapuar me frikë sikur diçka ose dikush po e ndiqte atë. 


Personi ishte duke u dridhur dhe djersitur nga ankthi dhe stresi që po e ndiqnin si hije nga pas. Nga forma trupore dhe nga rënkimet e lodhjes, ky person ngjante me një djalë afër të tridhjetave. Nga pamja e jashtme, ai kishte veshur një kemishë të bardhe të rrudhosur dhe të grisur, një palë pantallona të zeza si qymyri dhe gjithashtu mbante të veshura dy palë këpucë të cilat reflektonin qiellin tashmë të hapur. Nga fytyra ishte e vështirë ta dalloje, por ai kishte flokë të shpupuritura e të errëta, mbase gështenjë; sy të shkruar dhe nje fytyrë të gjatë por simpatike, e mbuluar me quka. Një detaj kryesor që mund të  vëzhgoje tek ai, ishte xhaketa që  mbante me të dy duart e tij dhe dukej se dicka ishte brenda saj. 


Vazhdoi të vraponte për një kohë të gjatë deri sa më në fund gjeti paqen që kërkonte në një rrugicë të vjetër dhe të errët, ku askush nuk mund ta gjente atë. 


Ai u ul në tokën e ftohtë dhe të lagësht, mori frymë thellë dhe fshiu djerëst e ftohta ne ballin e tij me shamine që kishte në xhep. Pasi u qetësua, me shumë kujdes mori xhaketen e tij dhe e vuri në prehër, dhe përsëri me kujdes e hapi atë. Djaloshit i erdhi një buzëqeshje që ja vezulloi fytyrën e tij të bardhë, kur pa se cdo gjë ishte e sigurt në c’ka mbante. Nuk ishte thesar apo ndonjë objekt tjetër me vlerë, ishte një foshnje e vogël.


Ajo ishte po aq rrëzëllitëse sa hëna në qiellin e hapur, nuk kishte asnjë dyshim pse djali të mos ndihej  kaq i qetë sa herë e shihte atë “zanë” të vogël. Ishte një vajzë tejet e bukur. Flokët me onde i ngjasonin si fije të shndritëshme të arta dhe sytë e saj ishin si dy oqeane, të thella dhe mjaft magjepsëse. Lekura e saj ishte e çelët dhe e butë si retë që prekin qiellin. Djali e puthi atë në hundën e saj të vogël. Sapo ajo filloi të qeshte i kapi me kujdes dorën e saj të vogël.


“Çdo gjë do të shkojë mirë, - tha ai, megjithëse me një ton jo shumë të qetë,- unë do të të mbrojë ty nga rreziqet që do të kalojmë, bija ime e bukur.” 


Nuk ishte parë kurrë një dashuri kaq e madhe familjare sa e këtij babai për vajzën e tij të vetme! Pasi paniku u largua, babai e ngriti ne krahë vajzën dhe u kthyen në shtëpizën e tyre te vogël por magjepsëse e rrethuar me bimësi tejmase të bukur…   


Vazhdon



(Portali Shkollor)

2,415 Lexime
4 vjet më parë