Fantazi dhe ngjyra

Punë krijuese pas shkolle, ja si mund të dizenjoni boçet e pishës

Do t’ju prezantojmë me disa punë krijuese vërtetë të thjeshta: mjafton të keni boçe pishe, ngjyra dhe shumë fantazi! Pas shkolle ju mund të argëtoheni edhe kështu...

Jemi në vjeshtë dhe prej saj mund të frymëzohemi edhe për t’u argëtuar me fëmijët tanë në shtëpi pasi të kenë mbaruar shkollën. Ju mund të pyesni se si? Ne ju themi që mjafton të keni boçe pishe, ngjyra, gjethe pemësh apo edhe letra ngjitëse për të krijuar me to punë dore të ndryshme e më pas t’i vendosni si zbukurim në kënde të veçanta të shtëpisë. Kjo do t’i bëjë fëmijët tuaj që të impenjohen me një aktivitet argëtues dhe stimulues për fantazinë e tyre. 

Le të zbulojmë tashmë në detaj idetë që ne kemi menduar për ju. Për shembull, siç mund t’i shihni edhe në foto, ju, me boçet e pishës, mund të realizoni disa kafshë pylli, zbukurime për tavolinën në dhomën e ndenjës apo edhe për shumë vende të tjera në shtëpi.  

(Përgatiti Nanila Bicaku, Portali Shkollor) 

283 Lexime
1 javë më parë