KRIJIM

“Punët fitohen me punë”, ese nga nxënësi Mikel Shkrepi

Mikel Shkrepi, edhe pse është vetëm në klasën e katërt, nisur nga dëshira vetjake ka vendosur që në të ardhmen të bëhet mjek. Në ese-në e tij, në lëndën e Qytetarisë, ai qartëson hapat dhe aftësitë që mund ta çojnë atë drejt finalizimit të kësaj ëndrre.

Që i vogël mua më ka pëlqyer tej mase profesioni i doktorit. Sa herë që babi blinte vegla lodër të doktorit, unë bëja sikur vizitoja mamin. Gjithashtu kur shikoja në televizor doktorë të ndryshëm  mendja ime më fluturonte aq lart saqë më dukej sikur po shihja veten time në televizor. Unë e zgjodha këtë profesion që t’u vij në ndihmë njerëzve në nevojë. Të shëroj çdo sëmundje të tyre dhe t’i qetësoj. Sa herë që do të shëroja njerëzit nga çdo sëmundje e ndryshme do të ndihesha njeriu më i lumtur në botë. Por unë e di më së miri se për të arritur këtë profesion, unë duhet të mësoj shumë dhe t’i përkushtohem hapave që do të ndjek.


Aftësitë që më duhen janë:


1. Mos të dorëzohem lehtë;

2. Të jem i përpiktë;

3. Çdo gjë ta bëj me ndershmëri dhe me përkushtim.

 

Hapat që duhet të ndjek janë:

1. Të mësoj shumë;

2. Të ndjek rregullisht çdo vit shkollor;

3. Të mbaroj fakultetin e mjekësisë;

4. Të ndjek dhe të mbaroj me sukses çdo master që kërkon Fakulteti i Mjekësisë.

   

Punoi: Mikel Shkrepi

Mikel Shkrepi, klasa e katërt, shkolla “Naim Frashëri” 



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

5,533 Lexime
3 vjet më parë