POEZI

Reflektim COVID-19

Mësuesja Drita Topjana, sjell një reflektim për Pandeminë COVID-19 në formën e një poezie e cila më së tepërmi ngjall shpresë për të ardhmen. Ftojmë të gjithë adhuruesit e poezisë dhe jo vetëm të hedhin vështrimin ndryshe!

Duke lexuar shënime për librin “Shëmbëlltyra në folklor dhe letërsi” të ish profesorit tim Hajri Mandri, njëkohësisht redaktues i dy librave të mi për fëmijë, më bënë të reflektoj disa citate të cilat i kishte shkëputur nga Shkrimet e Shenjta. Citate që më nxitën dëshirën për të shkruar. E si mund të qëndrojë njeriu pa reaguar. Mësuesit janë frymëzuesit e jetës. Nxënësit ecin në gjurmët e mësuesve. 

“E ardhmja juaj është e shkruar në të shkuarën”

“Your future is in the past” sepse Moisiu u tha etërve “se Zoti, Perëndia do të ngrejë ndër ju një nga vëllezërit një profet si unë; atë do të dëgjoni për të gjitha ato që do t`ju flasë” (Vep.Ap.3:22). Ndërsa te Shkrimi Shenjtë kjo frazë gjenet në faqen 1549.


Reflektim Covid -19

Bota u gjunjëzua para teje, 

njeriun e mbylle në kafazin shtëpi, 

ndërsa kafshët janë të lira, 

ato nuk i prek e padukshmja,

edhe për lulet dhe bimët kujdesesh, 

nuk i lë as të thahen e as të vyshken, 

mendon gjithmonë për to, 

edhe pyjet i pastron nga insektet,

kur e shikon se njerëzit nuk dinë më të kujdesen. 

Në fshat njerëzit i le pa fjalë, 

në qytet kujtojnë pushimet e fshatit.

Pa fjalë për këtë që po ndodh,

pa fjalë në gjithë botën, mbajnë frymën,

i kërkojmë ato kohë, 

mezi presim të dalim nga karantina.

Natyra po gëzon, me heshtjen e saj,

lulëzon pranvera me lulet ngjyra-ngyra,

fluturat kërcejnë e hedhin valle,

kërkojnë fëmijët për të luajtur me to,

shijojnë bletët nektarin pa pluhur,

ajri pastrohet, natyrës iu kthye qetësia.

Iu kthye edhe qiellit ngjyra,

ju shtua kaltërsia, smogu u zhduk.

As zigzaget me shtëllunga tymi nuk duken më në qiell, 

që rëndom i linin avionët dhe oxhaqet me kilometra larg.

Dallëndyshet dhe zogjtë pushtojnë hapësirën, 

ja marrin këngës apo na këshillojnë ne.

Pushoi qenia njerëzore së “jetuari”,

frika dhe ankthi e pushtoi,

bota u gjunjëzua para “pandemisë”

në luftë me të padukshmen  ditët  fillon,

e padukshmja na mbylli  brenda pa armë,

konfuzë me veten si asnjëherë më parë, 

mjekët urdhërojnë karantinimin,

“si ky rast nuk është hasur më parë”,

“sëmundja është ngjitëse”, 

“të gjithë do ta kalojnë”,

“tetëdhjetë përqind e kalojnë pa e ditur”.

Nejse beteja pa armë na kthei nga shtëpia se e kishim harruar,

na kthei nga të vjetrit vetminë për të provuar.

Na kthei nga familja për ta vlerësuar,

nga fëmija kohë me të për të kaluar,

për të ditur dëshirat nevojat për t`i plotësuar.

Na kthei nga ushqimi lokalet për të harruar, 

na kthei nga fshati origjinën për të kujtuar.

Na mbylli në shtëpi të mësojmë se sa të paaftë jemi, 

na mbylli në shtëpi të provojmë vetminë,

na mbylli në shtëpi të kuptojmë pasurinë,

na mbylli në shtëpi të vlerësojmë lirinë, 

na mbylli në shtëpi të reflektojmë për njerëzinë,

të kuptojmë se çfarë do të thotë fjala njeri,

se çfarë do të thotë fjala jetë, fjala liri,

se çfarë do të thotë fjala natyrë, 

se çfarë do të thotë fjala gjithësi, 

se çfarë do të thotë fjala rregull, 

të kuptojmë se çfarë do të thotë fjala frikë, 

të kuptojmë se çfarë do të thotë luftë pa armë.

I varfëri njeri vetëm te pasuria materiale e kishte mendjen,

te egoja, te xhelozia, te rrobat e shtrenjta te luku, 

te ngjyrat e ylberit në kokë, te thonjtë një pëllëmbë, 

te xhinset e grisura, te buzët e fryra, te lokalet dhe baret,

të shohë letra e filxhanë herë pas herë.

Kur del për rrugë, në shkollë, në punë me streçe veshur.

Filluan edhe burrat të vishen si gratë,

madje më keq se gratë, ua kaluan atyre,

të lyejnë thonjtë, të fryjnë buzët, të heqin vetullat,

harruan se janë tjetër gjini, iu neveritën Zotit me sjelljet e tyre.

Pa lënë mënjanë martesat brenda gjinisë.

Ndërkohë  që ikspesat dhe makinat milionëshe kalonin pa ndarë,

lypsarët e shkretë, nën smogun e makinave dhe me rrezikun për jetën,

shtrinin duart e tyre të vogla e të thata, 

“nëm njëqind lekë zotëri, 

ta bëftë Zoti mbarë ditën, 

t`i ruajtë Zoti fëmijët”. 

Ndërkohë që ti dilje shëtitje me fëmijët e me dy-tre makina mbase,

fëmijët e komshiut nuk kishin bukë për të ngrënë.

Ndërkohë që vila jote shndriste nga fanarët me pishina dhe oborre,

në një kasolle që pikonte, 

pranë teje një familje tjetër mundohej të jetonte. 

Ndërkohë që ti i shkolloje fëmijët në shkollat më të mira,

fëmijët rom dhe të varfërit nuk vazhojnë/mbarojnë  as shkollën  fillore.

Ndërkohë e gjithë bota shihte fotot e fëmijëve sirianë,

që bënin bujë në rrjetet sociale, e sa e sa të tjera si këto. 

Këto sjellje iu neveritën Zotit.

E si do të rrijë ajo forcë e padukshme pa luajtur me ne,

e si do të rrijë ajo forcë e padukshme pa na ndëshkuar. 

Tani po e kuptojmë se sa të varfër jemi shpirtërisht,

tani po e kuptojmë se çfarë do të thotë fjala njeri. 

E njeri do të quhesh vetëm atëherë kur të fillosh ta kesh frikë Zotin,

të kesh “frikë” Zotin do të thotë nder, lavdi edhe respekt,

të kesh “frikë” Zotin do të thotë të respektosh familjen,

prindërit, të afërmin, vendlindjen. 

Një shpresë dhe një reagim na mban gjallë,

vërtetë kishim nevojë për reflektim,

tani vlerësojmë gjithçka që kishim,

premtojmë për një ndryshim.

Kemi akoma shpresë, sepse kemi fëmijë nëpër familje,

ata janë engjëjt që akoma na mbrojnë,

po shpëtojnë botën të mos ndahet dysh, 

por duhet të dimë si t`i edukojmë.

Të harruam o Zot se ekziston, 

të përzumë nga familja, nga shtëpia, nga Atdheu.

nuk ditëm të lexojmë Fishtën,

nuk ditëm të kuptojmë Danten, 

nuk mundemi të përfundojmë një Shkrim Shenjtë së lexuari,

sepse fëmijët tanë dinë të lexojnë vetëm standarten.

Mburremi se po mbajmë rrënjën, e na fakt rrënja na mban ne,

mburremi se po shkruajmë vetë, e në fakt Ti na provokon ne,

se deri ku mund të arrijmë, sepse s`ta japim ty nderin për një libër, 

për një botim apo për një shkrim dhe aty rrinë stok e njeri s`i lexon.

Tani zemra dhe shpirti i shumë njerëzve po shndërrohen pozitivisht,

ngurtësinë e zemrës po na e shkrin kjo katastrofë. 

Duke u shndërruar po shërohemi,

na shkule nga trupi “zemrën e ngurtë”, 

“në të do të fus një shpirt të ri” (faqe 1155 shkrimi Shenjtë)

na vendose një zemër të re, 

ashtu siç kishe premtuar në librin e Moisiut. 

Ndërkohë që ligjet e tua Moisiu na i shkruajti në rrasa guri,

tani këto ligje po na i skalitë në një mënyrë apo në një tjetër,

 me hir apo me pahir,

me forcën tënde të padukshme,

 në zemër dhe në mendje,

me shkronja të arta dhe në shpirtin e gjithsecilit, 

pavarsisht humbjeve dhe pikëllimeve të përjetuara.

mirësia, dashuria dhe drejtësia do të triumfojnë  gjithmonë,

Një pjesë prej nesh u pikëlluan e pësuan dhimbje në shpirt, 

pjesa tjetër  po shndërrohet pozitivisht.

Kemi shpresë, shumë shpresë, 

lutemi sa më shumë në këto prag festash shenjte,

që do të mbahen mend gjatë,

se si një diell i artë që po pastron gjithësinë, 

pa lënë mënjanë humbjet dhe pikëllimet,

por kujtoni se “më e rëndë është rënia e një feje,

se sa rënia e një planeti”, 

“se vuajtja është dhuratë e Perëndisë”

shkruhet diku nëpër libra. 

Dhe ne jemi të lumtur në këtë drejtim,

se harmonia fetare është shumë e fortë, 

e sidomos në vendin tonë. 

Lirinë, lirinë kur prapë të na japësh.

O sa bukur jetën do ta organizojmë. 



Drita (Gjaci) Topjana, Mësuese


© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,811 Lexime
4 vjet më parë