FËMIJË TË TALENTUAR

Si ta kuptoj nëse fëmija im është i talentuar?

Është shumë e rëndësishme që talentin e vogëlushit ta drejtoni në mënyrë të duhur. Për këtë është e rëndësishme që të kaloni sa më shumë kohë me të, në mënyrë që ta kuptoni më mirë.

Është shumë e rëndësishme që talentin e vogëlushit ta drejtoni në mënyrë të duhur! Vëzhgoni fëmijën tuaj, kushtoni vëmendje se me çfarë dëshiron më së shumti të merret. Nëse fëmija juaj është talent i lindur, ai do ta shfaq këtë që në vegjëli.


Për këtë është e rëndësishme që të kaloni sa më shumë kohë me të, në mënyrë që ta kuptoni më mirë, dhe eventualisht ta kuptoni nëse është talent apo jo. Krijoni ambient të këndshëm për loje, ndërsa lodrat zgjedhni mvarësisht nga interesimi i vogëlushit.


Kur fillon fëmija t'i shfaqë talentet e tij?

Tek fëmijët e talentuar, kjo prirje shfaqet shumë herët që në moshën 2 gjer në 7 vjeç. Në atë periudhë fëmja shfaq interesim të qartë për ndonjë fushë të caktuar, vallëzim, muzikë, sport, art apo shkencë, dhe kjo është koha e duhur që talentin ta drejtoni në mënyrë të duhur. Duhet të jeni të kujdesshëm, sepse fëmijët e talentuar dinë të jenë shumë të ndjeshëm nëse talenti tyre ka mbetur i pahetuar.


Si mund t'i vij në ndihmë vogëlushit të talentuar?

Gjithsesi, prindërit luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve, sidomos nëse fëmija ka një prirje të veçantë. Është shumë me rëndësi që të zgjedhni një mësues të mirë muzike, një klub të mirë sportiv, në mënyrë që fëmija të përparojë sa më shumë.


Megjithatë, fëmijët kanë nevojë për përkrahje dhe mirëkuptim, andaj asnjëherë mos lejoni që ambiciet tuaja të jenë para intereseve të fëmijës. Më e rëndësishme është që fëmija në çdo moment të ndjejë përkrahjen tuaj dhe zinxhirin e fortë familjar. Po ashtu, do të ishte mirë që familja, sidomos nëse keni më shumë fëmijë, të ketë disa rituale të veta gjatë festimit të suksesit…


Çfarë ndodh nëse fëmja shfaq më shumë se një talent?

Fëmija i talentuar dallohet nga fëmijët tjerë dhe për këtë duhet të jeni të vetëdijshëm. Përveç që tregojnë prirje për ndonjë fushë të caktuar, ata janë shumë kreativë, të dedikuar dhe inteligjent, dhe në shumë raste madje janë të talentuar në shumë drejtime.

Mund të ndodhë që fëmija të shfaqë talent për muzikë, por një kohë mund të jetë i pavendosur pë instrumentin që dëshiron të luajë. Në të njejtën kohë mund të jetë shumë i aftë në aktrim.Nuk duhet të shqetësoheni nëse fëmija ndalon një nga hobitë e tij për t'iu dedikuar një pasioni tjetër.


Këshilla për prindërit që kanë fëmijë të talentuar

1. Gjeni një mësues për të cilin e dini që është i zoti, sepse ai tek fëmja do të zhvillojë durimin, disiplinën dhe respektin. Natyrisht, fëmja do të jetë i kënaqur nëse e mëson dikush që i pëlqen dhe dikujt që i beson.


2. Le të jenë pritjet tuaja realiste. Sigurisht që keni dëgjuar për stereotipe, se si prindërit për çdo çmim dëshirojnë që fëmijët e tyre të jenë të suksesshëm, duke mos menduar për ndjenjat e vogëlushëve. Më e rëndësishmja është që fëmija juaj është i kënaqur, i lumtur dhe i entuziazmuar me atë çfarë bën.


3. Ndonjëherë fëmijët janë të ngadalshëm, prandaj do te ishte mirë që në marrëveshje me mësuesin t’i vendosni qëllimet. Hulumtoni për programet speciale apo kampet ku fëmijët mund të shoqërohen me fëmijët e tjerë dhe të mësojne në fushat me interes të përbashkët.


4. Bëni përparim. Fëmijët e talentuar zakonisht dëshirojnë perfeksion dhe për këtë mund të jenë nën stres, sidomos nëse nuk e përfundojnë një gjë ashtu si e kanë menduar. Nuk duhet t'i nënçmoni për këtë gjë. Për çdo përparim të vogël, bëjini të ditur që jeni krenar për të.


5. Në fund të së gjithave fëmija dëshiron të jetë fëmijë. Kini parasysh që edhe fëmijët e talentuar kanë të njejta kërkesa si fëmijët e tjerë.



(Portali Shkollor)

4,822 Lexime
4 vjet më parë