
Rita Petro: Ermonela Jaho, GRUA-KRISHT
Poetja Rita Petro bën një përshkrim të mrekullueshëm të këngëtares së famshme Ermonela Jaho. E quan GRUA-KRISHT, për ndjesitë që na përcjell me zërin e saj të magjishëm.
Poetja Rita Petro bën një përshkrim të mrekullueshëm të këngëtares së famshme Ermonela Jaho. E quan GRUA-KRISHT, për ndjesitë që na përcjell me zërin e saj të magjishëm dhe me krejt perfomancën e saj. Poetja ndalet te misioni i madh i artistit të vërtetë dhe ndikimi i tij te njerëzit.
Ja si shkruan ajo: Arti është dhimbje që shkul zemrën e artistit nga vendi për t'ua dhuruar të tjerëve. Te Ermonela Jaho nuk eshte vetëm zëri, por shpirti...ai që shpërthen brenda mishit e do të dalë jashtë për të na dhuruar mrekullinë e tingullit të madhërishëm. A ka mision më të shenjtë e më jetëdhënës, por dhe më shterues për trupin, se sa shpërndarja "falas" e frymës.
Ndaj vetëm pak...shumë pak artistë e kanë këtë dhunti për të ndjerë një dhimbje kaq të thekshme, por dhe të magjishme.
Grua-krisht...
E vetëkryqëzuar nga muzika...
E vetëkryqëzuar nga dashuria...
(Portali Shkollor)
Drita Gjongecaj: Shqipja në shkollat e NY, një akt fuqizimi për diasporën
Arsyet pse fëmijët duhet të kenë një kafshë shtëpiake
Çelet më 8 maj ekspozita XXV Kombëtare e Vizatimit “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq”, fushatë për vlerat humanitare