Kampionati Botëror i Shahut

Shahistja Kleana Shuqja përfaqëson Shqipërinë

Në 11 ndeshje Kleana arriti të grumbullonte 5.5 pikë (4 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje) dhe u rendit në përfundim të kampionatit e 52-ta nga 112 lojtarë pjesëmarrëse nga e gjithë bota.

Kleana Shuqja ishte e vetmja shahiste që përfaqësoi Shqipërinë në kampionatin botëror të shahut të zhvilluar në Batumi, Gjeorgji. Kleana nga data 19 deri me datë 30 tetor luajti përballë lojtareve më të mira të botës në grupmoshën nën 10 vjeç për vajza.

Në 11 ndeshje Kleana arriti të grumbullonte 5.5 pikë (4 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje) dhe u rendit në përfundim të kampionatit e 52-ta nga 112 lojtare pjesëmarrëse nga e gjithë bota.

Ndonëse për Kleanën dhe trajnerin e saj ky është një kampionat me rezultate jo të mira, duke e krahasuar me kampionate të tjera sportive ku përfaqësohet Shqipëria, duhet të themi se është një rezultat pozitiv.

Të përfaqësosh dhe të nderosh një komb të tërë kërkon punë, bashkëpunim dhe respekt nga të gjithë. Rezultati në këtë kampionat dëshmoi dhe një herë domosdoshmërinë e trajnerit gjatë aktivitetit, domosdoshmërinë e stërvitjes intensive në mënyrë individuale dhe në grup, dy pika themelore për të pasur sukses të cilat Kleanës i munguan, i munguan jo vetëm gjatë kampionatit por edhe para tij.

Kleana është talent në këtë sport dhe me mësimet e marra nga ky kampionat do vazhdojë me kokën lart, për të na nderuar në kampionatin e ardhshëm.

Suksese Kleana!

2,253 Lexime
7 vjet më parë