ESE

“Shkolla ime”, ese nga nxënësja Besarta Bracaj

Shkollë e dashur, faleminderit që m’i mësove të gjitha gjërat e që tashmë jam e gatshme për një të ardhme që po me pret, jam gjithë jetën falënderuese që ti më mësove edhe po më mëson, është e vërtet fjala që thotë se “Dituria nuk merr fund asnjëherë, atë do e gjesh gjithmonë ne çdo faqe libri”.

Shkolla: “Adem Haxhija” Postribë

Klasa: Vlll


Shkolla është vendi i diturisë. Vendi më i mirë, më i vlefshëm për mua vendi ku buron dituria dhe vendi ku kalojmë pjesën më të bukur të jetës. Shkolla,është çerdhja e diturisë, sepse aty mësohen gjërat e jetës, mësohen llogaritje, shkrim dhe lexim, historinë e kombit tonë e mësojmë, dyert e shkollës janë të hapura gjithmonë dhe nuk do të mbyllën asnjëherë.


Shkolla është obligimi më i mirë dhe obligimi i çdo njeriu. Aty takohemi, argëtohemi me shoqërinë, na ligjërojnë mësuesit, prindërit tanë të dytë. Librat janë shokët më të mirë, më të dashur, më të besueshëm. Ne në jetë na duhet shumë shkolla, dituria e me këto fitohet puna, e cila na duhet për jetën tonë. E ardhmja jonë varet nga shkolla, suksesi jonë janë librat,është shkolla vend i artë, i argjendtë. Prandaj themi se shkolla është çerdhja e diturisë, sepse jeta e mirë, e lumtur, me dashuri, e suksesshme, është e mundshme me shkollën. 


Pa shkollë ne nuk do dinim asgjë prandaj duhet të jemi falënderues se kemi shkollën, vendin më të çmueshëm, familjen tonë të dytë. Aroma e librave është një kënaqësi tjetër të cilën shkolla na e mundëson ta jetojmë, është kënaqësia më e bukur e një flete tjetër të jetës sonë.


Kur numërojmë gjërat më me vlerë që ne kemi ndër të parat është edhe shkolla. Shpesh dëgjojmë mësimdhënësit tanë teksa na tregojnë për jetën e ne me kënaqësi i dëgjojmë dhe i kujtojmë çdo here, sepse janë gjëra që na shërbejnë gjithmonë. Shkolla është vendi ku fillon lumturia dhe ku kujtimet e saj mbesin gjatë tërë jetës me ne.


Unë jam shumë e lumtur që kur isha e vogël dy mbretëresha më mësuan mua njëra është nëna e tjetra është mësuesja. Po ashtu tani me të gjithë arsimtarët që na mësojnë e ne po rritemi me mësimet e tyre. Jam krenare që kam shkollën vendin tim të diturisë, ku mësova se paraja nuk është çdo gjë, sepse paraja nuk mund ta blejë diturinë, nuk mund ta blejë respektin që një person ka për të tjerët, nuk mund ta blejë moralin e një personi, buzëqeshjen, etj. 


Shkollë e dashur faleminderit që m’i mësove të gjitha gjërat e që tashmë jam e gatshme për një të ardhme që po me pret, jam gjithë jetën falënderuese që ti më mësove edhe po më mëson, është e vërtet fjala që thotë se “Dituria nuk merr fund asnjëherë, atë do e gjesh gjithmonë ne çdo faqe libri”.



Punoi: Besarta Bracaj


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

9,424 Lexime
1 vit më parë