Petrit Halilaj

Shqiptari që impresionoi në Bienalen e Venecias

Shqiptari nga Kosova Petrit Halilaj u nderua me çmimin “përmendje të veçantë” për kontributin e tij si artist në Bienalen e Venecias. Hapat e parë ishin vizatimet në disa fletë të bardha që ia kishte ofruar psikologu italian në kamp, Giacomo Poli.

Në Bienalen e Venecias u dallua një artist shqiptar. Ai është Petrit Halilaj, i cili u nderua me çmimin “përmendje të veçantë” për kontributin e tij si artist.


I lindur në Kostërc të Kosovës, ai me art filloi në moshën 13-vjeçare kur ishte në kampin e Kukësit gjatë luftës në Kosovë. Halilaj rrëfen për “Deutsche Wellen” se hapat e parë ishin vizatimet në disa fletë të bardha që ia kishte ofruar psikologu italian në kamp, Giacomo Poli.


Ai asnjëherë nuk e harron vendlindjen. “I kam ende të gjalla kujtimet nga fshati Kostërc, jeta atje, natyra, oborret, pulat”, ka thënë ai.


Artisti nga Kosova jeton në Bozzolo, Prishtinë dhe Berlin. Ai thotë se shpesh shkon në vendlindje dhe kjo lidhje është e fortë.


Në vitin 2015, Galeria Federale e Artit në Bonn hapi dyert për një ekspozitë të plotë me artistin e ri, nga data 6 mars deri më 15 tetor 2015 me një titull poetik e të pazakontë si vetë rruga e artistit: “She, fully turning around, became terrestrial” – “Ajo, me një rrotullim të plotë, u bë tokësore”.


(Portali Shkollor)

1,281 Lexime
6 vjet më parë