LE TË ARGËTOHEMI!

Si të bëjmë mozaikë prej letre

Mozaikët prej letre janë një mënyrë shumë e mirë për të argëtuar nxënësit. A keni shumë grumbuj letrash me ngjyra të ndryshme që gjenden në shtëpi ose në klasë? Bërja e mozaikëve është mënyrë e përkryer si të përdoren këto letra.

Mozaikët prej letre janë një mënyrë shumë e mirë për të argëtuar nxënësit. Ja si mund të krijoni disa mozaikë prej letre. A keni shumë grumbuj letrash me ngjyra të ndryshme që gjenden në shtëpi ose në klasë? Bërja e mozaikëve është mënyrë e përkryer si të përdoren këto letra. Mozaikët e letrës kërkojnë vetëm disa materiale dhe nxënësit tuaj do të krijojnë modele shumëngjyrëshe për t’i shfaqur në klasën tuaj.


Materialet e nevojshme për mozaikun e letrës

-Letra të ndryshme me ngjyrë. Revistat janë të mira për t'u përdorur për shkak të gamës së ngjyrave, por mund të përdoren gjithashtu edhe letra të thjeshta me ngjyra, letër indi ose letër ambalazhi.

-Ngjitësi artisanal, ose ngjitës i thjeshtë.

Udhëzime

1. Bisedoni fillimisht me nxënësit tuaj rreth mozaikut. Një mozaik është një foto ose model që është bërë duke rregulluar copa të vogla shumëngjyrëshe letre, pllaka, xhami etj. Flisni për vendin ku shihni mozaikë, si në shtëpi për të dekoruar mure, dysheme etj.


2. Jepini secilit nxënës një kopje të një prej fotografive të mozaikut.


3. Nxitini studentët tuaj të presin letrën me duart e tyre në vend të gërshërëve.


4. Ngjitni ngjitësin në pjesë të ndryshme të fotografisë dhe vendosni copat e grisura në hapësirën e duhur.


Fillimisht projektoni pikturën, duke bërë një vizatim të thjeshtë. Më tej mbushini hapësirat me letra me ngjyra, sipas dëshirës.

(Portali Shkollor)

10,272 Lexime
4 vjet më parë