ORË ZBAVITJEJE

Si të realizoni lojën e "Autoportretit" në klasën tuaj

Në mënyrë që mësuesit të krijojnë një ambient sa më miqësor për nxënësit, i ftojmë të realizojnë lojën e "Autoportretit". Kjo është një mënyrë efikase sesi ata të socializohen me njëri-tjetrin dhe të argëtohen.

Në mënyrë që mësuesit të krijojnë një ambient sa më miqësor për nxënësit, i ftojmë të realizojnë lojën e "Autoportretit". Një nxënës i ri mund të vijë në klasën tuaj, mbase edhe nxënësit aktualë nuk e njohin shumë mirë njëri tjetrin, sepse mund të vijnë nga shkolla të ndryshme. Ndaj, ju ftojmë të realizoni këtë lojë.                            


Mësuesi duhet të: 

Krijojë një mjedis ku njerëzit të ndjehen lirshëm dhe secili nxënës të prezantojë veten, pra të thyhet akulli mes nxënësve. 


Mjetet e nevojshme:

- Një tabak letre dhe një stilolaps për secilin nxënës.

- 10 minuta për vizatimin e portretit dhe 10 minuta për të parë miniekspozitën me autoportrete.


Çfarë duhet të bëni:

- Kërkojuni nxënësve të vizatojnë autoportretin në një fletë. Ata mund të përzgjedhin stilin që u pëlqen – artistik, karikaturë, abstraksion. Kërkoju që të shkruajnë emrin e tyre në autoportret.

- Kërkojuni që të shkruajnë në fund të fletës ngjarjet më të rëndësishme në jetën e tyre. Grumbulloji autoportretet dhe ekspozoi ato në tabelë ose në mur.

- Jepuni kohë nxënësve që të shikojnë ekspozitën.


Ky ushtrim zakonisht i argëton nxënësit. Ai është një mjet i mirë për të zbehur dallimet midis tyre dhe një akullthyes i përshtatshëm.

Është teknikë e mirë për nxënësit që të memorizojnë emrat e njëri-tjetrit dhe të njohin shokët/shoqet e tyre.  Pasi, ana vizuale mbetet në memorien e tyre. Do ta shikoni pas kësaj "loje" që ata do të socializohet shumë me njëri tjetrin. 

Më pas, ata duhet të lidhin autoportretin e ekspozuar me personin që fshihet pas tij. Mund ta organizoni edhe ne formë konkursi. Nxënësi që bën më shumë lidhje të sakta mes autoporteteve dhe personave reale, fiton. 



(P.Shtini; Portali Shkollor)

3,107 Lexime
5 vjet më parë