TË GABOSH

Sistemi ynë arsimor i ndëshkon gabimet!

Sistemi ynë arsimor shpesh dënon gabimet sesa shpërblen rrezikun, guximin. Ky sistem ndjek qasjen: gabimet dhe dështimet duhen shmangur...

1) Sistemi ynë arsimor shpesh dënon gabimet sesa shpërblen rrezikun.

Sistemi ynë arsimor nuk e motivon të menduarin ndryshe. Kjo ka të bëjë me procësin e të parit ndryshe të gjërave. 


2) Sistemi ynë i vlerësimit ndjek këtë qasje: gabimet dhe dështimet duhen shmangur...

Dështimi mund të vijë nga mungesa e mirëkuptimit, nga nevoja që ka nxënësi për t’u mirëkuptuar, mungesa e përgatitjes. 


3) Të vendosin njohuritë teorike në praktikë

Ne mund të mësojmë të gjithë tekstin shkollor, por nëse studentët nuk mund të aplikojnë njohuritë e tyre praktikisht, atëherë nuk kanë përfituar asgjë. E drejta për të zotëruar materialin. 

Aplikimi i nohurive është shumë më e rëndësishme se thjesht marrja  e këtyre njohurive në mënyrë sipërfaqësore. Thjesht të marrësh një informacion, sot, është shumë e lehtë, për shkak të zhvillimit teknologjik.


4) Për mësuesit është i rëndësishëm vetëm suksesi.

Nxënësi nuk mund të depërtojë deri tek suksesi nëse nuk kalon nëpër hallka të tjera, të cilat përfshijnë edhe të gabuarin. Gabimi jep mundëësi të jashtëzakonshmë për të mësuar. Mësuesi thjesht duhet të jetë pjesë e procësit të tij të nxënit, duke u përpjekur që nxënësi t’i shmangë gabimet. Por, puna e tij duhet të jetë orientuese, jo detyruese. Jo ccdo nxënës mund ta mësojë menjëherë mësimin. Jo të gjithë marrin rezultate të larta. Dikush është më inteligjent, dikush punon më shumë,një tjetër është kreativ etj. Pra, secili nxënës ka veccantinë e tij dhe secili ka pikat e forta dhe pikat më pak të forta. Aftësia e një mësuesi të mirë është të evidentojë të nxënësi pikën e tij më të fortë.

Një mënyrë e mirë do ishte të kuptoni se cilat janë gabimet më të shpeshta që nxënësit bëjnë dhe mbi to punohet më shumë dhe më gjatë. Sigurisht, duke kuptuar edhe arsyen pse gabojnë në këtë pikë.


5) Përqëndrohuni në dhënien e informacioneve të sakta dhe njohurive thelbësore


6) Mësimi drejtohet tek një mësues dhe jo nga një nxënës.

Në mësimdhënien moderne, ndryshon rendi i të mësuarit. Fillimisht paraqitet problemi, më tej mësohen nxënësit si ta zgjidhin atë.


7) Mos vendosni të njejtin standard për të gjithë.


(P. Shtini; Portali Shkollor)

3,220 Lexime
4 vjet më parë