Fëmijë aktivë

Sporti është jetë, pse fëmijët duhet të angazhohen që në vegjëli?

Do t’u kërkonim të gjithë prindërve të marrin në konsideratë këtë mesazh dhe t’i aktivizojnë fëmijët e tyre sa më shumë nëpër aktivitete sportive, për të mirën e shëndetit të tyre dhe për të krijuar një jetë sociale sa më të pasur! Nga Glen Herri, trajner futbolli për fëmijë.

Sporti në përgjithësi sjell shumë përfitime, si fizike, ashtu dhe psikologjike tek fëmijët e të gjitha moshave. 


Futbolli është një sport kolektiv i cili i bën fëmijët socialë dhe i ndihmon të krijojnë idenë e bashkëpunimit në grup. Përmes futbollit, ata rrisin sistemin imunitar dhe zhvillojnë reflekset. Gjithashtu është një mënyrë shumë e mirë për të kaluar kohën dhe për të qenë sa më aktivë gjatë ditës. 


Me anë të programeve ushtrimore të ndryshme, me ose pa top, fëmijët bëhen më të shkathët e të zhdërvjellët. Futbolli rregullon metabolizmin dhe regjimin ditor. Gjithashtu është dhe një formë shumë efikse për të hequr lodhjen dhe për të harxhuar energjitë e akumuluara gjatë ditës.


Sporti do të jetë akoma me i rëndësishëm edhe në ditët në vijim, pas periudhës së karantinimit, pasi fëmijët do të kenë nevojë të dalin, të vrapojnë, të luajnë dhe të harxhojnë sa më shumë energji. E gjithë kjo do i ndihmojë ata për t’ju rikthyer sa me shpejt rutinës së tyre të përditshme dhe për t’u përshtatur sa më lehtë me jetën aktive pas karantinimit prej më shumë se 2 muaj dhe rregullave të distancimit social në vijim. 


Do t’u kërkonim të gjithë prindërve të marrin në konsideratë këtë mesazh dhe t’i aktivizojnë fëmijët e tyre sa më shumë nëpër aktivitete sportive, për të mirën e shëndetit të tyre dhe për të krijuar një jetë sociale sa më të pasur.


Nga Glen Herri, trajner futbolli për fëmijë


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

3,343 Lexime
4 vjet më parë