
Steve Jobs nuk i lejonte fëmijët e tij të përdornin iPad
Edhe pse kaloi gjithë jetën e tij duke krijuar një prej perandorive teknologjike më të mëdha në botë, Steve Jobs i ndalonte kategorisht fëmijët e tij që të përdornin këto pajisje teknologjike.
Steve Jobs arriti të bëhej njeriu më i pasur në botë dhe më i përfolur falë pajisjeve si iPod, iPad dhe iPhone. Edhe pse kaloi gjithë jetën e tij duke krijuar një prej perandorive teknologjike më të mëdha në botë, Steve Jobs i ndalonte kategorisht fëmijët e tij që të përdornin këto pajisje teknologjike.
Duke shkruar për New York Times në vitin 2014, Nick Bilton kujtoi një bisedë që ai kishte pasur me shefin e atëhershëm të Apple-it (i cili ka lindur me 24 shkurt) pas prezantimit të iPad-it të parë. Duke e pyetur se a e pëlqyen fëmijët e tij pajisjen e re, Jobs kishte thënë: “Ata nuk e kanë përdorur këtë pajisje. Ne ua kemi kufizuar kohën që ata e kalojnë në përdorimin e teknologjisë në shtëpi”.
Jobs mund ta ketë bërë këtë pasi i druhej rrezikut të ekspozimit ndaj materialeve pornografike, bullizmit dhe më keq akoma, varësisë ndaj këtyre pajisjeve. Në vend të kësaj, Bilton kujton se Steve Jobs i kishte thënë se çdo mbrëmje ai darkonte me fëmijët e tij në një tavolinë të madhe, duke diskutuar për librat dhe historinë.
(Portali Shkollor)
Jeta përmes lenteve të një fotografi të verbër!
“Piter Pan”, shfaqje për fëmijët në Teatrin Eksperimental
Laura Mersini, shqiptarja pretendente për çmimin Nobel