ESETË ARGUMENTUESE

Strategjitë për Esetë Argumentuese

Nxënësit duhet t'i shprehin argumentat e tyre, përmes mendimit kritik. Kur i mësojmë nxënësve gjuhën e argumentimit, i ndihmojmë ata, të shprehin lirisht atë që duan, dhe të vendosin në dyshim atë që marrin si të mirëqenë nga mësuesi...


Mënyrat sesi një mësues duhet të "ngulisë" tek nxënësit, shkrimin përmes argumentave, apo esetë argumentuese. 

Nxënësit duan të debatojnë. Ata duan të ndajnë mendimet e tyre me të tjerët dhe t’i vërtetojnë argumentat e tyre me anë të shokëve të klasës. Pra, kërkojnë një lloj konfirmimi. Përmes mësimit të shkrimit argumentues, ne mund t'u tregojmë nxënësve se argumentimi nuk është vetëm për të bindur dikë nga këndvështrimi juaj, por edhe për hulumtimin e çështjeve, mbledhjen e provave dhe formimin e një bindjeje.

Shkrimi i argumenteve është një aftësi vendimtare. Një nga mënyrat sesi një mësues duhet t’ia ngulisë nxënësve shkrimin argumntues, është duke e bërë atë pjesë të punës së përditshme, pra duke e kthyer në rutinë, e bërë krahas mësimeve tona kryesore..

Nxënësve u ofrohet një artikull për të lexuar. Në këtë artikull një qasje e caktuar shihet nga një këndvështrim i posaçëm. Nxënësit identifikojnë çështjen, argumentat, ngrejnë hipoteza, pretendime, prova mbështetëse, etj. Pas tri ditëve të leximit të teksteve të letërsisë nga perspektiva të ndryshme, ata duhet të mbrojnë argumentin e tyre, krejt personal dhe i pandikuar, përmes një shkrimi.


Një mënyrë tjetër për të praktikuar shkrimin e argumenteve është duke i mësuar studentët të jenë të vetëdijshëm dhe të përdorin në mënyrë efektive lëvizjet e zakonshme që gjenden në shkrimin e argumenteve. Ata i demostrojnë argumetat e tyre:

Duke ilustruar: Duke përdorur shembuj, zakonisht nga burime të tjera, për të shpjeguar idenë.

• Autorizimi: Duke bërë thirrje për besueshmërinë e një burimi, për të ndihmuar në mbështetje të argumentit.

• Huamarrja: Përdorimi i terminologjisë nga shkrime/literatura të tjera, të cilat e kanë ndihmuar.

• Shtrirja: Shtimi i komenteve në bisedë për çështjen në fjalë.

• Kundërshtimi: Adresimi i argumenteve kundërshtare, apo kundërargumentave.


Kjo është një mënyrë efektive sesi të bëjmë që nxënësit tanë të vënë në dyshim, të mësojnë logjikisht, të dinë të argumentojnë, të shtrojnë ide, të shtojnë ide.

Për shembull, merrni parasysh frazat që shfaqen zakonisht në shkrimin argumentuers:

• Në një anë...

• Në anën tjetër...

• Pajtohem me ...

• Kjo nuk do të thotë se ...

Këto fraza standarde e ndihmonë nxënësit të orientohet dhe të dijë të shkruajë një ese argemtuese. 


Kur i mësojmë nxënësve gjuhën e argumentimit, i ndihmojmë ata, të shprehin lirisht atë që duan, atë që mendojnë, ashtu si e mendojnë. Gjatë gjithë jetës së tyre, ata do të duhet të bindin të tjerët që të mbështesin qëllimet e tyre. Në këtë mënyrë, shkrimi i argumenteve është një nga mjetet më të rëndësishme që mund t'i mësojmë nxënësve tanë të përdorin.


(P. Shtini, Portali Shkollor)

2,000 Lexime
5 vjet më parë