Studimi

Të rinjtë përdorin telefonin gjatë natës pa dijeninë e prindërve

Organizata që ka realizuar studimit, Digital Awareness UK dhe Headmasters dhe Headmistresses Conference paralajmëron se kjobën që nxënësit të jenë të lodhur dhe të pavëmendshëm në shkollë.

Në anketimin e 2750 të rinjve të moshës11-18 vjeç u gjet se një në dhjetë të rinj pranojnë se kontrollojnë telefonin e tyre të paktën 10 herë gjatë natës.

Organizata që ka realizuar studimit, Digital Awareness UK dhe Headmasters dhe Headmistresses Conference paralajmëron se kjobën që nxënësit të jenë të lodhur dhe të pavëmendshëm në shkollë.

Ata rekomandojnë një “detoksikim dixhital”, që të heqin celularët 90 minuta para se të flënë, ose të mos i mbajnë tek koka e krevatit.

Rrjetet sociale

94% e të rinjve që qëndrojnë edhe gjatë natës në celular janë shprehur se hapin faqet e rrjeteve sociale dhe 10 përqinde tyre thonë se ndihen të stresuar nëse nuk e kontrollojnë telefonin para se të flenë. Nga ky grup, 75% dëgjojnë muzik dhe gjysma shohin film. 32% e tyre thonë se prindërit nuk e dinë se ata rrinë në telefon kur flejnë.

Të dhënat e studimit thonë se 68% e tyre e pranojnë se kjo ndikon në performancën e tyre në shkollë. Çereku i tyre thonë se ndihen të lodhur gjatë ditës dhe gjysma pranojnë se e mbajnë gjatë natës telefonin te koka.

1,302 Lexime
7 vjet më parë