Turizëm

Thirrja e maturantit nga Shkodra: Ejani vizitoni “Urën e Mesit”!

Ura e Mesit, ndodhet 8 km larg qytetit të Shkodrës mbi lumin Kir, është një monument kulture me vlera të mëdha dhe simbol i qytetërimit të lashtë. Nëse se keni vizituar ende, maturanti Rigers Halaj tregon arsyet bindëse pse duhet të shkoni në këtë destinacion me vlera të mëdha kulturore dhe natyrore.

Ese përshkruese - bindëse

Punoi: Rigers Halaj

Lënda: Gjuhë Shqipe

Shkolla e mesme e bashkuar “Adem Haxhija”

Klasa: 12-C

 


Ura e Mesit është një monument me vlera të mëdha kulturore e cila tërheq vëmendjen e shumë vizitorëve. Vlera të kësaj ure i shtohet nga terreni piktoresk, me shkëmbinjtë dhe ujin e pastër. Ajo ka një gjatësi 108 cm. Ajo ka shumë gjëra të veçanta, por më shumë spikat ndërtimi i saj. Vlerat e kësaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe ujin e pastër.


Ura e Mesit ka një legjendë të bukur për të cilën u deshën 20 vite për ta ndërtuar. Ajo është ndërtuar vetëm nga gëlqere dhe gurë. Është një mrekulli e vërtetë. Kësaj bukurie të rrallë i shtohet dhe peizazhi i bukur, dhe uji i kthjellët i Lumit Kir. Harqet e ndërtuara të cilat kanë vlera të veçanta.


Kur isha i vogël e shikoja me vëmendje këtë urë dhe thosha me vete sesi është ndërtuar?! Gjyshi më tregonte për legjendën e kësaj ure. Në pranverë të gjithë djemtë e rinj mblidhen dhe hidhen në ujin e Kirit.


Por diçka më duket sikur ka ndryshuar, nuk është si vite më parë që kishte më shumë njerëz që vizitonin “Urën e Mesit” dhe freskoheshin në ujin e kristaltë të Kirit. 

Po vallë ku janë këta të rinj? Ata kanë marrë emigrimin për një jetë më të mirë. 


Ndoshta një ditë do të shkoj dhe unë emigrant si shokët e mi, por bukuritë e vendit tim nuk do t’i harroj. 


Ju lutem të gjithëve mos i harroni këto trashëgimi kulturore dhe bukuri të rralla, sepse nuk ka si vendi që kemi lindur. E kush nuk do të donte të vizitojë Urën e Mesit dhe të shikonte bukuritë e saj magjepsëse.  


Eja dhe ti njihu me trashëgiminë kulturore dhe bukurinë e këtij vendi!

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.  

2,651 Lexime
2 vjet më parë