POEZI

TI - Edlira Tocilla

Kjo është një poezi e shkruar nga nxënësja e klasës së XI-të, Edlira Tocilla, e shkollës “Sandër Prosi”, Tiranë. Poezinë e ka krijuar në kuadër të ditës kundër dhunës ndaj grave. Ajo është një lloj thirrje për t’i thënë “stop” këtij fenomeni.

TI


Ti më deshe,

Shumë madje,

Të paktën kështu the,

Unë të besova,

Por rëndë u lëndova,

Ti më gjykove,

Ti më lëndove,

Ti kurrë nuk më vlerësove,

Ti ...

Ti ike më le,

Ti u largove,

Ti më copëtove,

Mua rendë më dhunove,

Po ti...

Ti nuk më deshe.

Ti më godite,

Ti se kuptove,

Ti humbe,

Vetëm ti,

Ti pra gishtin drejt meje drejtove,

Dorën drejt meje e ngrite,

Pa t’u dridhur qerpiku më godite,

Dhe unë çfarë bëra?!

Heshta në emër të dashurisë,

U struka në një cep,

Veten gjykova,

Por ti përsëri vazhdove,

Asnjëherë se kuptove,

Rëndë më paragjykove,

Më ule para të gjithëve,

Më përçmove,

Mendimet e mia kurrë parasysh si more,

Ndërsa unë të respektoja,

Kaq pak doja,

Fajin mbi vete e hidhja,

Pikërisht këtu gaboja,

Harroja që ti ishe fajtor.

Shkaktar dhimbjesh,

Njeri i mjerë,

Por tani të njoh,

E di se kush je,

Ndihem më e qetë,

Kam ndryshuar,

Veten kam filluar ta njoh,

Botën e shoh me tjetër sy,

Jam e lumtur,

Por pa TY!


Poezi nga Edlira Tocilla, klasa XI-të, shkolla “Sandër Prosi”




(Portali Shkollor) 

2,263 Lexime
4 vjet më parë