Festat

Tirana përgatitet për natën e ndërrimit të viteve

Pema është zbukuruar, të qeshurat e fëmijëve ndjehen ngado, për ta ka shumë mundësi për t’u argëtuar, lojëra të ndryshme, pistë patinazhi, gara me makina ... janë sot në një vend, në sheshin “Skënderbej”.

Tirana është më e zhurmshme dhe e hareshme se çdo periudhë e vitit. Qyteti ndriçon nga dritat e festave. Në çdo skaj të Tiranës ka dritë. Pjesa më e bukur është “Fshati i festave” i vendosur në qendër të kryeqytetit.


Pema është zbukuruar, shtëpizat e festave ofrojnë gjithçka për vizitorët. Të qeshurat e fëmijëve ndjehen ngado, pasi për ta ka shumë mundësi për t’u arrgëtuar, lojëra të ndryshme, pistë patinazhi, gara me makina e shumë të tjera janë sot në një vend, në sheshin “Skënderbej”.


Në këtë atmosferë do të pritet nata e ndërrimit të viteve. Bashkia e Tiranës ende nuk ka publikuar të plotë agjendën e aktiviteteve, por është sigurtë se sheshi do të mbushet me tinguj muzikorë ku do të interpretojnë këngëtarët më të mirë të momentit!


Gëzuar Festat!

(Portali Shkollor)

1,862 Lexime
6 vjet më parë