Rikonstruksioni

Tiranë, Veliaj: Shkollat do të jenë gati më 1 shtator

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka siguruar të gjithë nxënësit e kryeqyetetit se rikonstruksioni i shkollave do të përfundojë në datën 1 shtator.

Bashkia e Tiranës prej ditësh është duke kryer punime në shkollat e kryeqytetit. Rikonstruksioni i shkollave pritet të përfundojë në datën 1 shtator dhe nxënësit do të nisin shkollën në ambientet e reja të rikonstruktuara. 

Aktualisht i janë nënshtruar rikonstruktimit dhe punimet vijojnë me intensitet në shkollën “Dëshmorët e Lirisë” dhe “Edith Durham”.

Krybashkiaku Erion Veliaj ka siguruar përmes një statusi në rrjetin social Facebook se rikonstruksioni i shkollës do të përfundojë deri në datën 1 shtator.

“Edhe sot, si çdo ditë, nisëm riparimet në një shkollë tjetër. Brenda verës të gjitha godinat do të jenë gati për 1 Shtator. Faleminderit kolegëve që punojnë te"Dëshmorët e Lirisë” dhe “Edith Durham””, shkruan Veliaj.

2,357 Lexime
8 vjet më parë